Qeveria ndryshon akcizën e duhanit dhe masat për naftën

764
Sigal

Dy ministrat të Qeverisë, ai i Shëndetësisë dhe ai i Finacave kanë dalë në një konferencë për mediat pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit të Mistrave për të prezantuar ndryshimin në ligjin për akcizën e duhanit dhe korrigjimin i regjimit fiskal për bio-dieselin për t’i ardhur në ndihmë energjisë së gjelbër.  

Beqaj: Të angazhuar në luftën kundër duhanit, bëhen ndryshime në akcizë
Ministri i Shëndetësisë ndërsa ka bërë një parantezë të sëmundjeve që shkaktohen nga duhani si ato kardiovaskulare dhe kanceri i mushkërive prezantoi një vendim të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
                                                  
“Duhan pirja shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare e kanceri i Mushkërive. Jemi të vëmendshëm të mbrojmë shëndetin e qytetarëve për mbrojtjen nga Duhani.”- u shpreh Beqaj duke shtuar se Akti formalisht është fiskal, pasi ndryshohet ligji i akcizës për duhanin.

Ndryshimi i akcizës sipas ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të ketë impakt ekonomik dhe social gjithashtu ai u shpreh se ndryshimi i ligjit, do ketë efekt vit pas viti deri në vitin 2017.

Më tej ai foli për ligjin aktual anti duhan duke theksuar se prej 5 javësh është zbatuar me sukses. Ai u ka bërë edhe një apel instancave përkatëse që të vijojnë punën pa tolerime gjithashtu falënderoj ata sipërmarrës që i janë bashkuar iniciativës.

Ahmetaj: Angazhim ndaj energjisë së gjelbër, korrigjojmë regjimin e Bio-dieselit
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi angazhimin e qeverisë për Energjinë e Gjelbër duke prezantuar edhe hapin e parë drejt saj duke ndryshuar masat në regjimin fiskal të  Bio-Dieselit.
 
“Bëhen ndryshime  në regjimin e Bio-Dieselit. Ligji aktual jo vetëm që nuk e ka ndihmuar energjinë e gjelbër, por e ka dëmtuar atë.”- u shpreh Ahmetaj.

Sipas tij korrigjimi i kësaj mase e bën qeverinë të ndërhyjë që sot për të pasur mundësinë që të zbatohen ato norma të kërkuara nga BE.