Qeveria korrigjon në rritje nivelin e taksimit të fitimit

682
Sigal

TIRANE- Ministria e Financave duket se po shkon drejt një “taksimi të sheshtë” të ri, por që nuk prek të ardhurat nga pagat e të punësuarve. Fjala është për një nivelim të mundshëm të taksimit për të ardhura të tjera, duke filluar nga ato që merren prej depozitave bankare.

Për një lëvizje të tillë fiskale duket se ka një numër të madh të interesuarish ndër qytetarët shqiptarë. Deri tani, niveli i taksimit të fitimit që del nga depozitat me afat ka qenë 10 për qind, siç ishte më parë unik sistemi i taksave. Por, si opsion të mundshëm, përballë nevojave në rritje të financimit të investimeve, uljes së borxhit publik dhe rritjes së të ardhurave buxhetore, tashmë ekspertët e qeverisë po marrin kalimin, nga 10 për qind, në 15 për qind. Çka do të përbënte një rritje në masën 50 për qind të nivelit aktual.