Pse pasioni mund të mos jetë çelësi i suksesit

239
Customer love responsibility business passion social working
Sigal

“Ndiqni pasionet tuaja” është një shprehje që e dëgjojmë shumë shpesh, por a është kjo domosdoshmërisht një gjë e mirë?

Sipas një studimi të ri, kjo varet nga kultura e gjithsecilit.

Pavarësisht nëse ka të bëjë me punën tuaj të ëndrrave apo ndonjë aspekt tjetër të jetës, ndjekja e pasionit zakonisht etiketohet si një gjë e mirë, që mund t’ju falë lumturi gjatë gjithë jetës dhe padyshim do t’ju përmbushë profesionalisht. Sidoqoftë, studiuesit nga Universiteti i Stanfordit thonë se pasioni nuk është “një gur themeli në drejtim të suksesit”.

Studimi zbuloi se pasioni në disa shoqëri shërben si një parashikues më i fortë i suksesit në krahasim me disa elementë të tjerë.

Ku të çon vërtet pasioni?

Në shoqëri të tilla si SHBA-ja dhe Australia ku pasioni mund të kultivohet drejt të menduarit individualist, shoqëri ku individi ndihet i pavarur dhe burimin e motivimit mund ta gjejë në çfarëdo lloj fushe që zgjedh. Por shoqëritë kolektive, ku marrëdhëniet, rolet dhe përgjegjësitë hyjnë në lojë, kanë më pak mundësi të ndjekin pasionet e tyre sepse ato bien ndesh me idealet e tyre.

Studimi u bazua në 59 mjedisi sociale të ndryshme në mbarë botën dhe zbuloi se kultura ndikon në marrëdhënien midis pasionit dhe suksesit. Në shoqëritë individualiste, pasioni është një parashikues shumë i fuqishëm i suksesit, ndërsa në shoqëritë kolektive, pasioni edhe pse e parashikon pozitivisht suksesin, ai në këtë rast është një parashikues shumë më pak i fuqishëm.

Sipas studiuesve, shoqëritë kolektive, si Kina, Tailanda dhe Kolumbia, bazohen më shumë në mbështetjen e dhënë nga familja, që konsiderohet si një element i rëndësishëm. Ata thanë që motivimi ndikohet nga filozofitë e një kulture të “arritjeve, modeleve të socializimit dhe normave arsimore”.

Ajo çka u theksua nga ana e studiuesve ishte fakti se modeli individualist nuk është domosdoshmërisht ai më i miri. Sipas tyre, përveç pasionit, suksesi mund të nxitet nga dëshira dhe përpjekjet për të përmbushur pritshmëritë e familjes.

Si ndikon shprehja e pasionit në punë?

Studimi i fundit zbuloi se punëdhënësit i ngarkojnë më shumë me punë, punonjësit që shfaqin pasionin e tyre në krahasim me ata që nuk e shprehin atë në të njëjtat nivele. Kjo do të thotë, mbingarkesë në punë dhe ajo që na demoralizon të gjithëve, të mos paguhemi për të gjithë punën që bëjmë. / The Ladders