Pse ky pesimizëm për Shqipërinë? BB dhe BERZH kanë përgjigjet: Ka potenciale që këtë krizë ta kthejë në mundësi

360
Sigal

Cfarë duhet të bëjmë për rimëkëmbjen
Tashmë që kufizimet prej pandemisë janë hequr, pritet rindezja e motorëve të ekonomisë. Ajo çfarë nevojitet, është një plan konkret për daljen nga kriza.
Sipas ekspertit të ekonomisë, z.Arben Malaj qeveria duhet të përqëndrohet në dy potencialet që kemi, turizmi dhe bujqësia. Heqja e kufizimeve është një shenjë e mirë që do të nxisë qarkullimin e parase dhe konsumin. Nga ana tjetër për kreun e shoqatës së industrialistëve, z.Alban Zusi, duhet shfrytëzuar mundësia për të zgjeruar hartën e eksporteve të produkteve shqiptare.

Në një intervistë për monitor, kreu i bankës europiane për rindërtim dhe zhvillim në Shqipëri (BERZH), z.Matteo Colagneli, thekson se Shqipëria ka alternativa që këtë krizë ta kthejë në mundësi.

Banka botërore jep alternativat e daljes nga kriza
Banka botërore ka parashikuar që Shqipëria do të ketë, recesionin më të thellë në rajon. Pezimizmi për vitin 2020 pritet të shoqërohet me tkurrje deri në -5% të ekonomisë tonë kombëtare.
Në një intervistë ekskluzive për Monitor Ekonomi, përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj.Maryam Salim, thotë se varësia që kemi me Italinë fqinje, goditja prej tërmetit të 26 nëntorit dhe ndërprerja e marrëdhënies monetare me diasporën janë disa nga arsyet e këtij parashikimi. Por cilat janë alternativat për të dalë nga kriza?

Profesionet më të kërkuara pas pandemisë
Pandemia po sjell ristrukturim të tregut të punës. Shumë individë janë përballur me heqjen nga puna ose me shkurtim të pagës gjatë kësaj periudhe. Sipas studiuesve të tregut të punës, Covid-19 nuk do të sjellë lindje profesionesh të reja, por pritet të rrisë kërkesën për punonjësit e kujdesit shëndetësor.