Prof. As. Alqi NAQELLARI: Deputetët nxjerrin blof Guvernatorin e Nishanit

777
Sigal

Flet Prof. As. Alqi NAQELLARI : Presidenti ka propozuar në një pozicion kaq të rëndësishëm një njeri pa vizion ekonomik si Genti Sejko

Presidenti le ti bëjë publike CV e mbi 40 kandidatëve në mënyrë që ti shikojë i gjithë populli dhe të gjithë intelektualët shqiptarë

– Presidenti ka propozuar në një pozicion kaq të rëndësishëm një njeri pa vizion ekonomik dhe pa njohuri të plota në fushën e ekonomisë bankare

-A mund të krahasohet  ky person me dhjetëra doktorë e profesorë që kanë vënë kandidaturat e tyre për këtë pozicion?

– Roli i politikave monetare në nivelin e inflacionit është ajo midis inflacionit dhe normës bazë të interesit.

-Sistemet e kontrollit të brendshëm kanë dështuar, duke ju referuar ngjarjes së fundit dhe departamentet e kontrollit

– Detyrat kryesore të Bankës së Shqipërisë janë si më poshtë:

a) Të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë politikën monetare të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me objektivin e saj kryesor;

b) të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë regjimin e këmbimit valutor, si dhe politikën e kursit të këmbimit të valutave në Republikën e Shqipërisë;

c) të licencojë ose të revokojë këtë licencë bankave dhe të mbikëqyrë veprimtarinë e tyre bankare, me qëllim që të sigurojë stabilitetin e sistemit bankar;

ç) të disponojë dhe të administrojë rezervat e saj valutore;

d) të veprojë me cilësinë e bankierit, këshilltarit dhe të agjentit fiskal për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë;

dh) të nxisë funksionimin normal të sistemit të pagesave.

5. çdo objektiv dhe detyrë tjetër që i caktohet Bankës së Shqipërisë, kushtëzohet me arritjen e objektivit të saj kryesor”.

–          

Si do ta cilësonit kandidaturën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe fjalën e tij para Komisionit të Ekonomisë të Parlamentit Shqiptar?

Kandidati për Guvernator të Bankës së Shqipërisë u dëgjua prej Komisionit të Ekonomisë të Parlamentit Shqiptar. Ndaj tij, prej anëtarëve të këtij komisioni, u bënë mjaft pyetje për të parë se cili është vizioni i tij për të ardhmen e Bankës Qendrore, reputacioni i së cilës ka rënë në nivelet më të ulëta që pas vjedhjes së bujshme të më shumë se 713 milionë lekëve prej vetë punonjësve të kësaj banke. Përveç pyetjeve interesante të bëra nga anëtarët e komisionit, edhe më interesante ishin përgjigjet e kandidatit për guvernator, të propozuar prej Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani. Me përgjigjet që dha ky kandidat, tregoi se Presidenti ka propozuar në një pozicion kaq të rëndësishëm një njeri pa vizion ekonomik dhe pa njohuri të plota në fushën e ekonomisë bankare, në veçanti atë të Bankës Qendrore, në kushtet dhe në realitetin shqiptar. Presidenti le ti bëjë publike CV e mbi 40 kandidatëve, në mënyrë që ti shikojë i gjithë populli dhe të gjithë intelektualët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, se në cilin vend mund të pozicionohet CV-ja e këtij kandidati. Jam 100% i sigurt se të gjitha CV-të e paraqitura janë shumë më lartë se CV-ja e tij. A mund të krahasohet ky person me dhjetëra Doktorë e Profesorë që kanë vënë kandidaturat e tyre për këtë pozicion, që janë pozicionuar mirëfilli si intelektualë, duke kontribuar me mendimet e tyre si në fushën e ekonomisë ashtu edhe në atë financiare, e më tej në atë bankare, si pjesë e saj. Në asnjë mënyrë jo, ky person është përzgjedhur për të vazhduar rrugën e filluar nga Fullani dhe që unë pa frikë do ta quaja qeverisja Fullani dy. Që ky person ka pak vizion për të ardhmen e bankës dhe të vetë ekonomisë shqiptare, që do vazhdojë rrugën e nisur nga Fullani, e tregon vetë përgjigja që ju dha pyetjeve të bëra nga anëtarët e Komisionit të Ekonomisë të Parlamentit Shqiptar. Në këtë shkrim, pa u futur në hollësi për të ardhmen e BSH, do të përqendrohem të analizoj përgjigjet e tij ndaj disa prej pyetjeve të bëra prej anëtarëve të komisionit të ekonomisë.

Pyetje.- Ҫfarë është një gjë thelbësore që ju do të bëni ndryshe nga pasardhësi juaj, meqë jeni kandidati i vetëm dhe konsensual?

Përgjigje-“Drejtimi i Bankës së Shqipërisë ka qenë në drejtimin e duhur, vlerësoj se nuk ka pasur problem, por sistemet e kontrollit të brendshëm kanë dështuar, duke ju referuar ngjarjes së fundit dhe departamentet e kontrollit. Ndaj unë vlerësoj se ato duhen ri parë, se është e qartë se ato nuk e kanë kryer rolin dhe funksionin e tyre”. Problemi themelor për guvernatorin e ardhshëm nuk është drejtimi i bankës dhe problemet e krijuara prej këtij drejtimi por janë vetëm “sistemet e kontrollit të brendshëm që kanë dështuar”. Nga kjo përgjigje, konkluzioni është i qartë, Banka e Shqipërisë ka ndjekur drejtimin e duhur, pra nuk ka problem në sektorët e tjerë por ka problem vetëm në fushën e sistemeve të kontrollit.

Kjo përgjigje e tij e nxjerr blof para gjithë ekonomistëve shqiptarë që kanë njohuri qoftë edhe minimale për sistemin bankar. Pse e them këtë? E them sepse Banka e Shqipërisë ka një sërë objektivash të afërta dhe të ardhshme për të arritur. Në ligjin për bankën në  nenin 3 thuhet:

1. Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është të arrijë dhe të ruajë stabilitetin e çmimeve.

2. Banka e Shqipërisë, në përputhje me objektivin e saj kryesor dhe mbi bazën e tregut të brendshëm bankar, nxit dhe mbështet zhvillimin e regjimit dhe të sistemit të këmbimeve valutore, tregun e brendshëm financiar, sistemin e pagesave, si dhe ndihmon në përmirësimin e kushteve monetare e kredituese, në mbështetje të stabilitetit dhe të zhvillimeve ekonomike të vendit.

3. Objektivat e tjerë të Bankës së Shqipërisë, të kushtëzuara nga objektivi kryesor i saj,duhet të nxisin ruajtjen e likuiditetit, aftësinë paguese dhe funksionimin normal të sistemit bankar të bazuar në parimet e tregut.

4. Detyrat kryesore të Bankës së Shqipërisë janë si më poshtë:

a) Të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë politikën monetare të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me objektivin e saj kryesor;

b) të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë regjimin e këmbimit valutor, si dhe politikën e kursit të këmbimit të valutave në Republikën e Shqipërisë;

c) të licencojë ose të revokojë këtë licencë bankave dhe të mbikëqyrë veprimtarinë e tyre bankare, me qëllim që të sigurojë stabilitetin e sistemit bankar;

ç) të disponojë dhe të administrojë rezervat e saj valutore;

d) të veprojë me cilësinë e bankierit, këshilltarit dhe të agjentit fiskal për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë;

dh) të nxisë funksionimin normal të sistemit të pagesave.

5. Çdo objektiv dhe detyrë tjetër që i caktohet Bankës së Shqipërisë kushtëzohet me arritjen e objektivit të saj kryesor”.

Çfarë shihet në këtë nen?

Në këtë nen shihet qartë se objektivi kryesor i Bankës Qendrore është “arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve” dhe në pikën dy thuhet…  përmirësimin e kushteve monetare e kredituese, në mbështetje të stabilitetit dhe të zhvillimeve ekonomike të vendit”.  A e ka realizuar Banka e Shqipërisë objektivin kryesor dhe objektivat e tjera? Përgjigja e tij në parlament ishte Po, ndryshe nuk mund të shprehej se drejtimi i bankës ka qenë në drejtimin e duhur. Atëherë, unë pohoj publikisht se ky person nuk e njeh fare situatën e tregut bankar shqiptar, përndryshe nuk do të kishte bërë këtë pohim. Në të gjithë shkrimet e mija në të përditshme dhe në revista shkencore të huaja kam provuar me argument se Banka e Shqipërisë e ka humbur rolin e saj në zhvillimet e tregut bankar, sepse është zbehur deri në humbje efekti i transmisionit të politikave monetare të hartuara dhe të zbatuara prej saj. Argumentet e mija pse Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë meritë për mbajtjen e normës së inflacionit në 3%, +-1% janë:

1 .Inflacioni në Shqipëri nuk është monetar aq sa është gati tërësisht i importuar. Pjesa më e madhe e mallrave të konsumit sigurohet prej importit, i cili përcakton çmimet në vend. Është kjo arsye që çmimet në Shqipëri kanë ardhur në rënie të vazhdueshme, pavarësisht politikave ekspansioniste të zbatuara prej Bankës Qendrore.

          Dinamika e inflacionit në disa vende jepet në pasqyrën e mëposhtme:

V 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Eurozone 3.3 0.3 1.6 2.7 2.5 1.4
Greqi 4.2 1.3 1.4 3.1 1 -0.8
Itali 3.5 0.8 1.8 2.9 3.3 1.2
Shqipëri 3.4 2.3 3.6 3.5 2 1.7

          Grafiku i dinamikës

Nga të dhënat e mësipërme, shihet qartë se kurba e dinamikës së inflacionit shqiptar ka ndjekur në mënyrë të dukshme kurbën e inflacionit të këtyre vendeve me të cilat ekonomia shqiptare kryen pjesën më të madhe të vëllimit tregtar.

Kjo vartësi shihet jo vetëm në normën e inflacionit por edhe në normën e rritjes ekonomike, të dhënat e së cilës po i paraqesim në pasqyrën e mëposhtme:

Eurozone 0.9 -4 0.7 1.4 -0.7 -0.4
Greqi 3 -2 -0.3 -5.5 -6.3 -3.8
Itali -0.9 -4.8 0.7 0.4 -2.2 -1.8
Shqipëri 7.5 3.3 3.8 3 1.62 0.7

          Grafiku i dinamikës së PBB-së në %

          Koeficientët e korrelacionit për këto dy lidhje janë:

  Europë Greqi Itali Kosove Maqedoni
PBB 0.26 0.85 0.21 0.90 0.47
Inflacion 0.45 0.78 0.39 0.6705 0.32

          Lidhja e ngushtë shihet më qartë nga figura e mëposhtme:

Lidhja që vazhdon dhe tregon se sa luajnë rol politikat monetare në nivelin e inflacionit është ajo midis inflacionit dhe normës bazë të interesit. Në ekonominë shqiptare kjo lidhje është thuajse e fortë dhe në krah të njëjtë, gjë që e nxjerr jashtë loje Guvernatorin e ri me thënien se nuk ka nevojë të ndryshojë drejtimi. Banka e Shqipërisë kontrollon dhe vendos normën bazë të interesit(REPO) por nuk vendos normën bazë të dollarit dhe euros. Ato i vendosin FED-i amerikan dhe BQE-ja. Nuk mund të krahasohen norma bazë e euros dhe dollarit me atë të lekut sepse ato janë shumë herë më të ulëta se ajo e lekut, norma bazë e euros po tenton në zero ndërsa është me minus norma e depozitave të bankave tregtare në Bankën Qendrore. Në këto kushte, Bankat Tregtare në Shqipëri luajnë me këtë hapësirë që kanë, duke dhënë kredi në valutë, ndërsa me lekë blejnë bono thesari. Ulin në minimum normën e interesave të depozitave ndërsa nuk ndryshojnë normën e kredive duke rritur korsën e fitimeve të tyre.

          Dinamika e normës së inflacionit dhe REPO-ve sipas viteve

Nr Vitet 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014
1 Inflacioni % 2.2 3.5 3.6 1.7 2.4 1.9 0.7
2 REPO, % 6.25 5.25 5 4.75 4 3 2.5

          Grafiku përkatës që paraqet dinamikën.

2. Në Shqipëri nuk është në rolin e monedhës zyrtare vetëm leku por edhe euro dhe valuta. Kjo sepse 50% e depozitave janë në valutë dhe rreth 60% e kredive. Me këto shifra, roli i lekut dhe i vetë bankës në treg ka humbur fuqinë e tij vendosëse në rritjen e ekonomisë. Më së shumti në këtë tregues të rëndësishëm makroekonomik ndikojnë valutat.

Pyetje. -Më thoni vetëm një qëndrim që do të orientoni bankën ndaj zhvillimeve të fundit të BQE-së?

        Përgjigje. BQE ka bërë një lehtësim. Ne shpresojmë në radhë të parë që në vendet e origjinës, bankat mëmë të kenë stimulim për kreditim. Ne shpresojmë që kjo të ngjallë optimizëm dhe kreditimin që nga vendet e origjinës, gjykoj se ulja e normës së interesit është vendim i drejtë dhe ka dhënë ndikim pozitiv dhe ka ndikuar në rritjen e kredisë në lekë. Pavarësisht se është arritur afër minimumit historik, duhet diskutuar me FMN-në”. Kjo përgjigje na tregon kodra pas bregut, na tregon se personi në fjalë nuk e njeh fare lidhjen midis bankave tregtare të huaja në Shqipëri me bankat e tyre mëma. Nuk e njeh fare shkallën e pavarësisë së tyre nga këto banka. Ndërsa ndjehet krenar me uljen e normës së interesit rreth minimumit historik pa ditur se nuk ka efekt në rritjen e vëllimit të kreditimit.

Pyetje. Cilat janë shkaqet kryesore të kredive të këqija në vendin tonë, që zënë rreth 25% të kredive dhe a keni ju një plan ndryshe për minimizimin e kësaj situate?

 Përgjigje. “Janë një sërë shkaqesh që kanë ndikuar në kredinë me problem, kjo ka filluar në vite. Nga viti 2000-2008, bankat kanë qenë superagresive, por kanë rendur pas atyre industrive si ndërtimi që kanë pasur përfitime, por kreditë kanë qenë të pa strukturuara mirë, si p.sh kredi me draft në vend të atyre me këste”.

Nuk jep asnjë shkak konkret për gjendjen e kredive. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë lloj dijenie mbi gjendjen e tyre dhe shkaqet që i kanë çuar në këtë gjendje. Pra nuk ka dijeni mbi efektet e transmisionit të politikave monetare, nuk ka dijeni mbi gjendjen e kredive, atëherë si mundet ky person ta drejtojë ndryshe Bankën e Shqipërisë? Më tej thekson se nga viti 2000-2008 bankat kanë qenë superagresive. Ky person nuk njeh dinamikën e privatizimit të sistemit bankar. Pas 2003 sistemi bankar shqiptar mund të quhet plotësisht i privatizuar. Sa u përket kredive për vitet 2000-2006, janë rritur mbi 8 herë, nga 23,24 miliardë në 191, 212 miliardë lekë, por kreditë në ndjekje ndaj totalit, sipas këtyre viteve, kanë ardhur në rënie të dukshme : nga 45.54 në vitin 2000 në 6.14% në vitin 2006(45.54, 11.26, 10.11, 7.65, 7.3, 6.14). Kreditë me probleme më së shumti janë rritur në 6-7 vitet e fundit dhe jo në vitet 2000-2008. Këtë e tregon edhe pasqyra që kemi servirur më poshtë.

Për 5 vitet e fundit gjendja e tyre ka qenë si në pasqyrën e mëposhtme:

Viti Cilësia e portofolit të huasë në % Mbulimi me provigjone
Huatë e klasifikuara Nga këto hua:
100% Standarde Në ndjekje Nën standard Të dyshimta Të humbura
2008 100 88.31 5.23 3.91 1.35 1.2 3.8
2009 100 83.38 6.35 4.7 2.7 2.87 6.3
2010 100 79.44 6.94 6.04 3.59 3.98 8.17
2011 100 73.61 7.46 9.33 3.94 5.67 10.77
2012 100 68.91 8.34 9.83 5.23 7.7 13.57
2013 100 68.8 7.99 7.55 4.22 11.45 16.3
2014(10) 100 65.59 9.53 8.32 4.51 12.05 17.2
014/08   -25.30% 82.21% 112.78% 234% 900% 352%

                                                                                                                            

  1. Çfarë do bëni nëse ka mbivlerësim në pagë?

Përgjigje.. “Do të kontratohet një kompani e posaçme për të bërë vlerësim objektiv, duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Nëse ka diferencë të thellë dhe mbivlerësim në pagë, jam i hapur për të bërë rishikime, por nuk do të bëj veprime që mund të rrezikonin rrjedhjen e stafit”.

Kjo është një përgjigje qesharake, që do të thotë se nuk do tu ulë pagat se punonjësit më ikin nga puna! Kush do ti iki nga puna, gruaja e presidentit apo të afërmit e deputeteve. Dhe të mendosh se ky person do drejtojë institucionin më të rëndësishëm monetar të Republikës së Shqipërisë, që në këto kushte është edhe institucioni kryesor që përcakton rritjen ekonomike të Shqipërisë. Duke e përfunduar, i uroj suksese guvernatorit të ri, sepse bëhet fjalë për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, koha do tregojë se kam qenë i gabuar apo jo në qëndrimin ndaj tij. Le të jetë kështu.

Albert Z. ZHOLI