Privatizimi total i bankave dështoi në zhvillimin e ekonomisë shqiptare
Ekonomia shqiptare në vitin 2008 ka njohur ritmin më të lartë të rritjes ekonomike, jo vetëm kaq, por thuajse të gjithë treguesit makroekonomikë ishin në nivele të kënaqshëm. Tregues negativ ishte vetëm borxhi publik i cili shënoi një rritje të dukshme. Kjo tendencë nuk vazhdoi edhe në vitet e tjera.
Nga gjysma e dytë e vitit 2008 dhe në vijim ekonomia shqiptare u ndodh përballë recesionit dhe krizës financiare globale. Banka Qendrore me politikat e saj monetare synoj që të zbuste ndikimin negativ të presionit të jashtëm mbi ekonominë shqiptare.
Banka Qendrore synoi që inflacionin ta mbajë në nivelin 3 për qind, me interval luhatjeje +/- 1 pikë përqindjeje rreth kësaj vlere qendrore.
Nga analiza që ne kemi bërë në material kemi konkluduar se Banka me politikat e saj të moderuara rrudhëse nuk ka ndonjë ndikim në normën e interesit të depozitave dhe për pasojë edhe të kredive. Në këtë mënyrë nuk ka ndonjë ndikim të madh në normën e inflacionit. Lidhja midis normës së inflacionit dhe normës bazë të interesit është shumë e dobët, dhe në përgjithësi rezulton me të njëjtin kahje. Ajo më së shumti është e varur prej normës së inflacionit të importuar.
Banka Qendrore me dështimin e aplikimit të politikave monetare në normat e interesit të kredive ka dështuar me rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Kjo në aspektin e produkteve të Bankave të Nivelit të dytë sepse janë pikërisht ato që japin kredi biznesit dhe individit dhe jo Banka Qendrore, por kjo e fundit ndikon pikërisht në uljen e kostos së kredisë së tyre.
Në këtë material do trajtojmë një problem të rëndësishëm siç është përgjigja e pyetjes së shtruar “A ka qenë një zgjedhje e drejtë privatizimi total i Bankave të nivelit të dytë në Shqipëri”? Në material i kemi dhënë përgjigje pyetjes se pse nuk duhej të privatizohej gjithë sistemi nivelit të dytë bankar në aspektin e sasisë së kredive, drejtimet e shpërndarjes së tij sipas degëve, shtrirjen e tij sipas rretheve, ndarjen e tij në lekë dhe valutë etj. Në këtë mënyrë do të shikojmë efektivitetin e privatizimit total të Bankave të nivelit të Dytë.
Hollësisht më shifra dhe fakte kemi pasqyruar ndikimin jo efecient të privatizimit total të bankave të nivelit të dytë në ekonominë e brendshme. E vlen të theksoj se në vitet 2000 kam shkruar një artikull pikërisht për këtë temë dhe privatizimin total të bankave të nivelit të dytë e kam quajtur një tradhti kombëtare. Arsyet i kam dhënë atëherë, ndërsa i kam përforcuar edhe sot sepse pikërisht konkluzionet që kam nxjerrë në atë kohë i provoi koha që ishin të gjitha të vërteta.
Fushat që kemi shtrirë analizën tonë janë:
– E para, në shpërndarjen e kredive midis sektorëve të prodhimit, në industri, në bujqësi, në sektorin e shërbimeve, në turizëm etj. Privatizimi i bankave të nivelit të dytë ka ndikuar negativisht në kreditimin e sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë si bujqësia, industria nxjerrëse e përpunuese, turizmi etj. Kreditimi është përqendruar më shumë në sektorët që janë pa risk si dhe në sektorët që administrohen prej kompanive të huaja ose kompanive të përbashkëta si në tregti, ndërtim, energji, industri përpunuese etj.. Konkretisht kemi këtë situatë:
Shpërndarja e kredisë në përqindje sipas degëve për vitin 2012.
Bujqësi | 1,6 |
Ind.nxjer | 1,9 |
Ind.perp | 14,4 |
Energj | 11,6 |
Ndërtim | 15,8 |
Tregti | 34,3 |
Hotele | 4,3 |
Tr.telek | 2,9 |
Nd.finac | 3,3 |
Prona | 1,5 |
Ad.pub | 0,2 |
Arsim | 1,4 |
Shëndet | 1,2 |
Sh.soc | 3,8 |
Tjera | 1,9 |
Grafiku që tregon shpërndarjen e kredisë sipas sektorëve
-E dyta, në shpërndarjen e depozitave dhe kredive në lekë dhe në valutë. Depozitat janë në rritje, por me ritme më të larta se niveli i rritjes ekonomike. Struktura e tyre ka ndryshuar në favor të valutës për arsye të mosbesimit te leku shqiptar prej zhvlerësimit të vazhdueshëm të tij. Kjo ka sjellë për pasojë që edhe kreditë të jenë në struktura të tilla. Kredia në valutë ndikon më shumë se ajo në lekë në ritmet e rritjes së ekonomisë shqiptare.
-E treta, në diferencat midis depozitave dhe kredive sipas llojit të monedhave. Prej depozitave në lekë me apo pa afat maksimalisht vetëm 50% e tyre jepen në formë kredie subjekteve ekonomikë, pjesa tjetër përdoret në blerjen e instrumenteve të borxhit të qeverisë, Bonove të Thesarit, ndërsa 100% e depozitave në valutë jepen kredi. Shikoni shpërndarjen e saj edhe sipas llojit të mallrave.
Kredi | Mallra af. | % ndaj | Mallra af. | % ndaj | Pasuri të | % ndaj | Overdraft | % ndaj | |
Gjithsej(mld) | shkurtër | totalit | gjatë | totalit | paluajtshme | totalit | totalit | ||
Lekë |
206,397 |
59,784 |
29.0 |
27,587 |
13.4 |
66,573 |
32.3 |
48,474 |
23.5 |
Valutë |
337,041 |
36,077 |
10.7 |
69,940 |
20.8 |
148,186 |
44.0 |
80,016 |
23.7 |
Shuma |
543,438 |
95,861 |
17.6 |
97,527 |
17.9 |
214,759 |
39.5 |
128,490 |
23.6 |
Grafiku i shpërndarjes së kredisë në valutë dhe në lekë:
-E katërta, në shpërndarjen e kredive sipas subjekteve ekonomike. Struktura e kredive sipas subjekteve dhe monedhave thuajse është e njëjtë. Biznesi e përdor valutën për blerje makineri e pajisje, më së shumti për importe ndërsa individët e përdorin përgjithësisht për të bërë pagesa brenda vendit për apartamente, automjete etj..
Shpërndarja e kredive sipas subjekteve ekonomike në miliardë lekë
Kredi | Gjithsej | Gjithsej | Shuma | Biznesi | Individ |
Vitet | Biznes | individ | %/total | %total | |
2009 |
291,214 |
139,779 |
430,993 |
67.6 |
32.4 |
2010 |
330,388 |
142,176 |
472,564 |
69.9 |
30.1 |
2011 |
389,425 |
141,618 |
531,043 |
73.3 |
26.7 |
2012 |
401,699 |
142,270 |
543,969 |
73.8 |
26.2 |
Grafiku i shpërndarjes sipas subjekteve ekonomike:
– E pesta, në shpërndarjen e kredive sipas territorit, etj.. Shpërndarja e kredisë tregon se në përgjithësi Ekonomia Shqiptare nuk është mbështetur në shkallën e duhur me kredi prej bankave të nivelit të dytë duke krijuar disproporcione zhvillimi midis rretheve të ndryshëm. Është kjo edhe njëra nga arsyet e boshatisjes së fshatit pasi ai është mbështetur më së shumti vetëm prej emigrantëve të këtyre zonave dhe pak nëpërmjet subvencioneve shtetërore.
Rrethi | mld | % |
Tirana |
390,253 |
71.7 |
Durrësi |
41,266 |
7.6 |
Elbasani |
15,272 |
2.8 |
Shkodra |
13,134 |
2.4 |
Korça |
8,496 |
1.6 |
Vlora |
16,190 |
3.0 |
Fieri |
13,810 |
2.5 |
Lezha |
10,611 |
2.0 |
Të tjera |
34,935 |
6.4 |
Grafiku që tregon shpërndarjen e kredive sipas rretheve:
Konkluzioni i përgjithshëm që nxjerrim nga analiza e të dhënave është se Privatizimi total i bankave të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë ka qenë me pasoja negative për ecurinë e ekonomisë së këtij vendi. Në perspektivë Qeveria Shqiptare duhet të çeli një Bankë Tregtare të Nivelit të dytë me kapital tërësisht shtetëror dhe duhet të ndaloi në mënyrë graduale pranimin e depozitave dhe dhënien e kredive në valutë.