Prof. Alqi NAQELLARI & Prof. Vladimir MICI/ Greqia, BE, Shqipëria, euro dhe dhrahmia

1003
Greqia është vendi i dytë pas Italisë me të cilin Shqipëria ka vëllimin më të madh të eksport –importeve. Zë një nga vendet kryesore në sektorin e investimeve të huaja në Shqipëri si dhe ka numrin më të madh të emigrantëve shqiptar që jetojnë dhe punojnë në këtë vend. Janë këto arsye dhe të tjera që Graqia luan një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare.Kështu, ajo ndikon në nivelin e treguesve kryesorë makroekonomikë. Nëse ekonomia greke nuk do ketë probleme dhe do eci normal, këto do reflektohen edhe në ekonominë shqiptare dhe e kundërta. Nga vitit 2008 kur kriza financiare filloj të jepte pasojat e saj ekonoima greke ka kaluar në depression.Kjo situatë ka dhënë ndikime negative dhe ndikime pozitive në ekonominë shqiptare.
Cilat janë drejtimet e ndikimit të ekonomisë greke në atë shqiptare dhe a do të vazhdojë të ndikojë depresioni grek në të ardhmen në ekonominë shqiptare?
Ekonomia shqiptare pas vitit 2009 ka ardhur në rënie.Mbi kërë rënje është vendosur edhe rënja e ekonomisë greke duke e thelluar atë dhe duke sjellë pasoja negative për ekonominë.
E para, ekonomia greke ka ndikuar në nivelet e eksport-importeve pasi është pas Italisë partneri i dytë tregëtar me Shqipërinë. Rënja e ekonomisë greke në depresiondha ndikim negativ në eksport-importet me Shqipërinë. Eksportet shqiptare në Greqi në vitin 2009 zinin 7.3% të totalit, në vitin 2013 zunë vetëm 3.16% ose në shumë absolute ishin 70 milionë lekë më të larta. Importet nga Greqia në 2009 zinin 15.5% të totalit ndërsa në 2013 zunë vetëm 8.8% ose në shifër absolute ranë me 21 miliardë lekë. Kjo për arsye të rritjes së nivelit të çmimeve dhe uljes së kapaciteteve likujduese të firmave greke importuese.Mallrat greke mund të bëhen më të shtrenjta dhe tregtarët grekë mund të heqin dorë nga kushtet lehtësuese në pagesa.Në këtë mënyrë biznesi shqiptar realizoi riorientim tregu duke ju drejtuar BE-së dhe vendeve të lindjes.
E dyta, ekonomia greke ndikon në prurjet e valutës së emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Duke filluar që nga viti 2008, kriza financiare dhe e borxheve greke bëri që emigrantët shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi të humbisnin besimin në sistemin bankar grek. Nën këtë panik dhe pasiguri, pjesa më e madhe e emigrantëve e kanë parë si më të sigurt Shqipërinë.Megjithatë prurjet e tyre në krahasim me vitet e mëparëshme kanë ardhur gjithnjë e në rënie.
Në këto kushte Qeveria greke ka marrë masa të forta, në lidhje me rritjen e taksave, uljen e shpenzimeve buxhetore, ngrirjen e rritjes së pagave e pensioneve, etj. Këto masa të marra prej kësaj qeverie sollën pasoja në uljen e ritmit të rritjes së ekonomisë, rritjen e papunësisëu shoqëruan me rritje të nivelit të inflacionit. Të gjithë këta faktorë do të kenë ndikime direkte edhe për emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Emigrantëve shqiptarë do tju kufizohen mundësitë e dërgimit të valutës për konsum apo për investim në Shqipëri.
E treta, Greqia është investitori kryesor në Shqipëri dhe si e tillë rrudhja në këtë ekonomi ndikon edhe në ekonominë shqiptare.Ulja e investimeve të tyre ka krijuar dhe do të krijojë efekte negative, jo vetëm nga shkurtimi i investimeve, por dhe nga vonesat në modernizimin e teknologjive, me ndikime frenuese në rritjen e produktivitetit të ekonomisë sonë.
E katërta, aktivizimi i bankave greke në Shqipëri do ketë ndikim në kreditimin e tyre ndaj ekonomisë shqiptare. Luhatjet e zhvillimit të ekonomisë greke janë ndjerë menjëherë nëpër degët e bankave në Shqipëri, kjo sepse një numër bankash në Shqipëri janë banka me bazë bankat greke, mëmat e tyre janë në Greqi dhe një tronditje e tyre nuk është me efekte pozitive për bankat, që veprojnë në Shqipëri.
Bankat greke, prezente këtu, nuk kanë më të njëjtën preferencë për të sjellë fonde dhe për të kredituar ekonominë shqiptare, ose mundet që Banka Qëndrore e Greqisë të vendosi rregulla më të ngurta për bankat greke në kreditim dhe në nxjerrjen jashtë të kapitaleve të tyre, gjë që do ketë efekte në uljen e kreditimit në ekonominë shqiptare.
Bankat Greke kanë gati dyfishuar komisionet bankare duke hedhur një pjesë të krizës mbi klientët e tyre. Bankat nuk kanë reflektuar uljen e normës bazë të interest të bërë nga Banka Qëndrore, por përkundrazi në shumë raste e kanë përcjellë atë në kahun e kundërt.
Bankat me një vendim të Bankës Qëndrore kanë nxjerrë fitimet e tyre në valutë jashtë Shqipërisë duke i bërë një dëm ekonomik ekonomisë sonë, në favor të ekonomisë Greke apo ekonomive të tjera europiane.
Ndonjë bankë në Shqipëri, sidomos me kapital grek, ka gjasa të ketë blerë bonde të Qeverisë greke.Nga ulja e çmimit të tyre, mund të ketë humbje në bilancin e bankës përkatëse.Duket e tepërt të përsërisim se reagimet apo pasojat në sistemin bankar shqiptar në asnjë rast nuk prekin sigurinë e depozitave”(ish guvernatori Sh.Cani).
Në këtë situatë ka hapësira që dhe institucionet shtetërore të ndalin tentativa për dalje të paligjshme jashtë vendit të kapitaleve financiare shqiptare.Nga kjo kuptojmë që efektet dhe veprimi nuk është vetëm në disa sektorë të ekonomisë, por dhe në vetë ekonominë dhe sidomos për qeverisjen në tërësi.Kjo gjë ka ndodhur që nga vitit i fillimit të krizës financiare.
Momentalisht ka dy probleme me bankat greke që veprojnë në Shqipëri. A do bashkohen ato dhe si do veprohet nëse në Greqi vendoset prapë dhrahmia si para shtetërore? Përgjigja është e thjeshtë, bankat greke që janë në Shqipëri, dhe jo vetëm ato nuk mund të bashkohen pa miratimin e Autoritetit të Konkurencës. Ështëky autoritet që mbron konkurencën edhe në sistemin bankar. Nëse tregu kthehet në oligopol dhe nëse prek konkurencën nuk miraton asnjë bashkim.Pra nëse një veprim pengon, kufizon ose shtrëmbëron konkurencën nuk miratohet.
Nëse Greqia vendos dhrahminë përsëri nuk do të ketë asnjë problem sepse euro do vazhdojë të qarkullojë ashtu sikundër qarkullon edhe sot në Shqipëri. Është e drejtë e Bankës Qëndrore që të ndalojë «do pranim të kësaj monedhe (dhrahmisë) nëse do rifutet në rolin e depozitave dhe në rolin e kredisë. Nëse do futet edhe dhrahmia atëhere do bëhen tri monedha në qarkullim dhe roli i lekut dhe vetë BQ-së do vazhdojë të bjerë dhe efektet e trasmisionit të politikave monetare do të vazhdojnë të bien akoma.
E pesta, ka ndikuar në sipërmarrjet greke apo greko-shqiptare që veprojnë në Shqipëri.Nga rreth 270 biznese greke dhe mikse të fushave të ndryshme pasojat më të mëdha gjatë vitit 2009 i pati dega e veshmbathjes, ku si pasojë e mbylljes së njësive prodhuese të tipit fason në Korçë kanë humbur punën 300 punonjës. Tronditje patën edhe sektorët e ushqimeve dhe tregtisë me pakicë, por jo sa fusha e ndërtimit, ku investimet greke zenë 30-40%.
Mund të kemi dhe një ulje të dëshirës të firmave greke për të investuar në rinovimin apo realizimin e projekteve me teknologji bashkëkohore duke kaluar në teknologji më pak të avancuara. Sipërmarrjet greke do të kenë në dispozicion më pak burime financiare. Në këtë mënyrë, ulja e investimeve të tyre krijon efekte negative, jo vetëm nga shkurtimi i investimeve në përgjithësi, por dhe nga vonesat në modernizimin e teknologjive, me ndikime frenuese në rritjen e produktivitetit të ekonomisë sonë.
E gjashta, ka ndikuar në bizneset shqiptare që veprojnë në Greqi. Shqiptarët në Greqi me kalimin e viteve kapitalin e fituar e investuan pjesërisht apo plotësisht në Greqi. Kështu tashmë një pjesë e tyre ka si kapital të palujtshëm, përveç shtëpive të banimit edhe aktivitetet përkatëse ekonomike. Ata janë pjestarë të sistemit fiskal të ekonomisë greke, të sistemit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, etj. Prandaj efektet e krizës greke duhen parë me realizëm, si për ekonominë shqiptare këtu, në Shqipëri, ashtu edhe për atë ekonomi të shqiptarëve atje, në Greqi apo në Itali apo kudo qoftë. Goditja në këtë fushë shihet në kthimin e emigrantëve.Sipas medjave nga Greqia janë kthyer më shumë se 100 mijë emigrant.Të mos harojmë se nga këta një pjesë e mirë kanë qënë njerëz që kishin bizneset e tyre, ve«anërisht në fushën e ndërtimit.
E shtata, depresioni grek ka ndikuar në zhvlerësimin e aseteve shqiptare që u privatizuan dhe që do të privatizohen. Kjo për faktin se të huajt janë më shumë të interesuar të blejnë asete të pa luajtëshme ne Greqi sesa në Shqipëri. “Blerësit e pakët, në këtë konjukturë të pafavorshme shitblerjesh, do të kenë më me prioritet blerje të pasurive greke sesa shqiptare. Kjo do të ulte së tepërmi çmimin e privatizimeve tona dhe do të bënte të paleverdishme fushatën e privatizimit të gjithçkaje, gjatë këtij viti që sapo ka iniciuar me ngut Qeveria shqiptare” (Sh.Cani).
E teta,kanë rënë dhe ndihmat e qeverisë Greke për ekonominë shqiptare. Do ulen projektet e Qeverisë greke për në Shqipëri, si ndonjë rrugë e financuar në jugun e vendit, etj. Në kushtet e krijuara duhet të presim dhe ulje të ritmeve të investimeve në projektet private ekzistuese.Këto ishin disa nga drejtimet ku ekonomia greke ka ndikuar në ekonominë shqiptare.Po si është sot ecuria e ekonomisë greke?
Borxhi Greqisë po vazhdon të rritet pavarësisht nga masat e ashpra të qeverisë së Tsiprasit.Tashmë borxhi ka kaluar 175% të PBB-së ose ka kaluar shifrën e 330 miliardë eurove. Kreditorët Gjermanë mbajnë vendin e parë me 60 miliardë euro, të ndjekur nga kreditorët Francezëme 46 miliardë dhe ata italianë me 40 miliardë. Komisioneri europian e shikon ndihmën ndaj Greqisë si një veprim që do ta kërkojnë edhe vendet e tjera që nuk janë në një situatë të mirë financiare. ”Nëse prekim borxhin e Greqisë, atëherë do të jepnim sinjalin e gabuar ndaj Portugalisë, Irlandës, Qipros apo Spanjës. I takon qeverisë greke të vendosë çfarë do të bëjë, por për ne është e qartë që nuk do të ketë ofertë të përmirësuar”. Nga sa shihet Europa po i bën një presion të vazhdueshëm qeverisë greke në mënyrë që ajo akoma të marrë masa shtrënguese për rritjen e të ardhurave nga taksat, për uljen e deficitit buxhetor dhe në përgjithësi të borxhit, pavarësisht nga reformat drastike që kjo qeveri aplikoi në shkurtimet në administratë, në reformat në sistemin e tatimeve, të pensioneve etj.
Paralajmërimi
Banka Qëndrore Greke ka paralajmëruar se nëse do të ketë një dështim në bisedimet mes Athinës dhe kreditorëve të saj për vazhdimin e financimit të vendit atëhere ky dështim do të jetë me pasoja të pariparueshme deri në daljen e Greqisë nga Eurozona dhe nga vetë Bashkimi Europian. Europianët shikojnë me skepticizëm dhe me dyshim «do veprim që bëjnë grekët në zgjatjen e afatit të shtyrjes së borxheve, kjo sipas tyre është një lojë pokeri, “Sa më gjatë zgjat pokeri-thekson ministri financave dhe ekonomisë Max Otte aq më shumë para duhet tu përcjellë atyre Banka Qëndrore Europiane”. Këtu bëhet fjala mësë shumti për kredinë e emergje-ncës (ELA) e cila nga 41 miliardë euro ka shkuar në 83 miliardë si pasojë e zgjerimit të saj nga BQE. Në këtë rast BQE-ja qëndron në krah të ekonomisë greke, të BQG-së.Vetë kjo bankë ka shtypur 115 miliardë euro shtesë përtej nevojës normale për para.Destinacioni i tyre shihet nga europianët me dyshim.Sipas Presidentit të Informacionit Siin” Paratë nxiren jashtë vendit ose futen në valixhe.Këto para janë në rast të daljes së Greqisë nga Eurozona para greke.Kurse kërkesat e pambuluara të sistemit euro atëherë duhet ti harojmë”. Duke parë veprimet e dyanëshme, grekërit për të fituar sa më shumë dhe europianët për ti shtrënguar sa më shumëtë shlyejnë detyrimet, më e mira do ishte që të rifutej dhrahmija me të cilën (senjorazhe) do të mbulohej 100% borxhi i brendshëm, ndërsa eurot do të shkonin për të mbuluar borxhin e jashtëm.
Debatet midis tyre janë të ashpra. Ne do të citojmë një pjesë që tregon për ashpërsinë dhe qëndrimin e secilës palë ku askush nuk tërheq pe.
Z. Juncker tha se qeveria greke nuk e kishte thënë të vërtetën në lidhje me propozimet më të fundit të saj për reforma.”Unë jam duke fajësuar grekët për ti thënë gjërat për publikun grek të cilat nuk janë në përputhje me atë që unë i kam thënë kryeministrit grek,” tha zoti Junker.
Pikat kryesore të debatit.
1- Greqia nuk do të pranojë shkurtime të mëtejëshme tëpagesave të pensioneve ose të pagavetësektorit publik, duke thënë se dy të tretat e pensionistëve janë ose poshtë ose në afërsi të kufirit të varfërisë
2- Kreditorët ndërkombëtarë duan shpenzimet e pensioneve te ulen me 1% të GDP-së –sepse ky 1% përbën 16% të GDP-së greke.
3- Zyrtarët e BE thonë se Greqia ka rënë dakord për objektivat e suficitit buxhetor prej 1% të GDP-së këtë vit, e ndjekur nga 2% në 2016 dhe 3.5% nga 2018. Greqia thotë se asgjë nuk është rënë dakord derisa per çdo gjë duhet rënë dakord.
4- Kreditorët gjithashtu duan një bazë më të gjerë tëTVSH; Greqia thotë se nuk do të lejojë TVSH shtesë për ilaçe apo faturat e energjisë elektrike
5- Greqia ankohet se kreditorët po përqëndrohen në rritjen e taksave në vend dhe kërkojnë goditjene evazionit fiskal;
FMN është e shqetësuar sepse Athina nuk po ofron reforma të besueshme
Ministrat e tjera greke kanë kritikuar sugjerime për të rritur taksën e shitjes në ilaçe.
Debatet vazhdojnë.Përfundim akoma nuk ka, secili i bën presion palës kundërshtare. Europa, jo se ka ndonjë interes sa i përket GDP-së greke. Interesi saj më së shumti strategjik është se nuk e do Rusin të jetë prezente në Ballkan.. Ajo kërkon që Rusia të jetë sa më larg kufijve të saj. Gjithsesi «farëdo që të ngjasi Shqipëria nuk do të jetë e humbur.
Sigal