Prof. Alqi Naqellari: Java mbarëkombëtare e parasë!

448
Sigal

Ja marrëveshja e parë për krijimin e bankës të parë shqiptare dhe deri në vitin 1992 kur u miratuan ligjet e ekonomisë të tregut

 Kjo javë është java ndërkombëtare e parasë. Në këtë shkrim do jap një pasqyrë të sistemit bankar shqiptar dhe dinamikën e parasë shqiptare. Synimi është që shqiptarët të shikojnë se si ka evoluar paraja shqiptare në vite, nga viti 1913, kur u bë marrëveshja e parë për krijimin e bankës së parë shqiptare dhe deri në vitin 1992 kur u miratuan ligjet e ekonomisë së tregut.

Pak histori mbi Bankat në Shqipëri

Për ta parë dinamikën dhe veçoritë e sistemit bankar shqiptar analizën e kemi ndarë në disa periudha:

Periudha e parë 1850- 1913.

Historia e sistemit bankar shqiptar është e herëshme. Ajo daton që në vitin 1850[1]. “Banka e parë në Shqipëri u themelua në vitin 1850 në qytetin e Vlorës nga familja Bezhani”. Përpjekjet e para për monedhën, pagesat dhe bankat datojnë që në fillim të shekullit XIX.

Më 4 shkurt 1863[2] u krijua Banka Perandorake Osmane që emetoi bankënota të konvertuara në ar. Kjo bankë ngriti degë në të gjitha vilajetet shqiptare të perandorisë si në Janinë, Manastir, Shkup dhe Shkodër. Në 1888 u krijua Banka Bujqësore e Perandorisë Osmane, që shtriu veprimtarinë e saj nëpërmjet degëve dhe agjensive në qytetet Berat, Elbasan, Kavajë, Korçë, Shkodër etj. Në vitin 1912 kjo bankë ju kishte dhënë fermerëve shqiptarë 6.7 milionë groshë ar kredi, pjesa më e madhe me afat të gjatë kthimi[3].

  1. b) Periudha e dytë 1913- 1944

Shqipëria pati një institucion të bankës qendrore, Banka Kombëtare e Shqipërisë në vitin 1913. Ajo u krijua si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, me Karol Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të Ŵienner Bank Verein që vepronte në emër të grupit bankar austro-hungarez si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher përfaqësues të Banca Commerciale Italiana, që vepronte në emër të grupit bankar italian. Ky institucion nuk jetoi gjatë për vetë kushtet politike të kohës dhe për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Në vitin 1925, ajo e rifilloi veprimtarinë e saj me emrin Banka Kombëtare e Shqipërisë, me qendër administrative në Durrës dhe me Komitetin Administrativ në Romë. Ringritja e bankës u bë realitet si rezultat i marrëveshjes së përfunduar nga Mufid Libohova në emër të Qeverisë Shqiptare dhe Mario Albertit në emër të një grupi financiar italian. Konventa përcaktonte ndër funksionet e këtij institucioni, përveç kreditimit, emetimin e kartëmonedhave me kurs ligjor për pagesat në Shqipëri si dhe emetimin e monedhave të arit dhe të metaleve të tjera, me të drejtë ekskluzive. Historia e monedhës kombëtare shqiptare nis në një kohë me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e konstituar më 2 shtator të vitit 1925[4]. Në shkurt të vitit 1926, u bë edhe qarkullimi i monedhës së parë kombëtare shqiptare. Në vitin 1934 u çel Banka Jugosllave e Eksportit, Banka Greke dhe në 1937 Banka Italiane e Bujqësisë.

Përmbledhëse

-Në 1850 u themelua në Vlorë Banka Bezhani që nuk emetoj ndonjë bankënot.

-Më 4 shkurt 1863 u krijua Banka Perandorake Osmane që emetoi bankënota të konvertuara në ar.

-Në 1888 u krijua Banka Bujqësore e Perandorisë Osmane, që shtriu veprimtarinë e saj nëpërmjet degëve dhe agjensive në qytetet Berat, Elbasan, Kavajë, Korçë, Shkodër etj.

-Në 1913 në Shqipëri u krijua Banka Kombëtare e Shqipërisë. Nuk pati aktivitet.

-Në1926, Banka e Athinës, hapi dy degë, në Durrës dhe në Korçë.

-Në vitin 1934 u çel Banka Jugosllave e Eksportit, “ExportBanka”.

-Në vitin 1937 u çel Banka Italiane e Bujqësisë.

  1. c) Periudha e tretë 1944-1992 Sistemi bankar i centralizuar.

Më 13 janar 1945 Kryesia e KANÇ-it miratoi ligjin mbi anullimin e koncesioneve të Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe të aksioneve të saj. Ajo miratoi ligjin organik të Bankës së Shtetit Shqiptar duke krijuar në këtë mënyrë institucionin më të rëndësishëm të sistemit financiar të shtetit shqiptar.Në këtë periudhë sistemi bankar shqiptar ishte me një nivel. Banka e Shtetit Shqiptar mbështeti në mënyrë ekstreme shtetin e diktaturës së proletariatit. Ajo shërbente si bankë emisioni, krediti dhe pagesash. Pas Bankës së Shqipërisë, u themelua Banka Bujqësore në vitin 1979(1/1/1979). Kjo bankë ishte tërësisht me kapital shtetëror dhe kishte si objektiv kreditimin dhe zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

Karakteristikë për këtë periudhë ishte aplikimi i zbatimit të instrumenteve monetare direkte si ai i ”normave të interesit”, i “ kursit të këmbimit” etj.

Historia e parasë shqiptare

Historia e parasë shqiptare fillon me prerjet e kartëmonedhave nga paratë e printuara në qytetet e ndryshme të Shqipërisë. Ajo nuk është prerë menjëherë si para kombëtare, por rajonale me njohje të kufizuar.

Më poshtë po japim sipas viteve dhe Bashkive të vendit foto të biletave të kohës,

Bileta e Huasë së vitit 1905

Bileta është në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht. Ka disa treva dhe përfaqësues të tyre. Ka Teodemnik Komnenin të Arbënisë, Skanderbegun e Ora e Shqypnisë, Burri i Epwr dhe Leshi i Madh Macedonia.

Bankënota shqiptare të 1913. Quheshin Sheme Defter, përdoreshin për udhë, kishin vlerën ½ , 1 grosh dhe 10 para. Lart mbanin emrin Esat Pasha.

Bankënota të vitit 1917. Janë të emetuara në Korçë. Janë me vlerë 1 dhe ½ franga.

Republika Autonome Korҫës 1918

Qarku Korҫës 1920

Në Bashkinë e Korçës janë bërë prerje edhe në vitet 1921. Katundaria e Korçës

Bankënota në Korçë në 1923

Bashkia e Shkodrës 1920

Bashkia e Vlorës 1924

Berat 1924. Dhoma Tregëtare Beratit

Bashkia e Elbasanit 1925

Monedha e parë shqiptare është emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë në vitin 1926. Kishte vlerën 5 franga, me figurë ballore mbretin Zog, në anën e pasme kishte një fshatar që ngiste një pendë qe. Në pjesën e sipërme shkruhet SHQIPNI ALBANIA.

Pas kësaj prerje u emetua  LEKU shqiptar në 1926. Në një krah kishte portretin e Aleksandrit të Madh dhe në krahun tjetër Aleksandrin duke kalëruar.

Pas vitit 1926 janë bërë prerje të tjera. Prjerje të tjera ka edhe në ar me portretin e Zogut,  me figurë luani, shqiponjë dhe përkrenare të Skënderbeut. Pas pushtimit të Italisë u emetua monedhë me figurën e Viktor Emanuesit të III.

Kartëmonedha e parë kombëtare shqiptare është emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë në vitin 1926 (disa theksojnë se është emetuar në fundin e vitit 1925) dhe kishte vlerën 5 lekë, e vlefshme me 1 Frang Ari, në njësinë monetare Lek. Shqiponja në këtë kartëmonedhë ishte e stilit romak me një kokë. Qeveria shqiptare protestoi. Kjo kartmonedhë, sipas burimeve të kohës qarkulloi vetëm 5 ditë. Më pas u tërhoq nga qarkullimi. Kartmonedha u shtyp në firmën “Richter” në Napoli të Italisë. Kjo kartmonedhë si dhe disa të tjera mbajnë firmën e Guvernatorit Mario Alberti dhe firmën e zëvendësit

Prerje 5 lekë me shqiponjë me dy krerë. Prerje e vitit 1940

BKSH në 28.02 1926 emetoi kartëmonedhat me prerje 5 Franka Ari, 20 Franka Ari.

Kartmonedha 5 franka ari (1926) është e shkruar në dy gjuhë. Figurë ka një djalosh shqiptar me qeleshe.

Kartmonedhë 5 franga ari, prerje e vitit 1939

5 franga ari, prerje e 1939

 

 

Kartmonedha 20 franga (prerje e vitit 1926) ari. Wshtë e shkruar në dy gjuhë. Në figurë ka një djalosh shqiptar të veshur me kostum popullor, me jelek dhe qeleshe

Kartmonedhë 20 franga prerje e vitit 1939.

Kartmonedha 100 Franka Ari u emetua  në 20.05 1926. Ka si figurë portretin në profil të Zogut.

Prerje e vitit 1940.  U prenë kartmonedha 2, 5 dhe 10 lekë, si dhe një kartmonedhë 100 franga. Kjo përkon me periudhën e sundimit fashist. Shkrimi është në gjuhën shqipe dhe italiane.

Pas vitit 1944 filloi prerja e kartmonedhave të reja të sistemit socialist. Në 1945 ka pas edhe një prerje të kartmonedhës 20 franga. Më tej gjithçka u emetua në LEK.

Prerje 500 franga e 1945. Në 1945 punohej me para dhe me çeqe.

Me dekretligjin e datës 7 korrik 1947, si njësi monetare caktohet Leku, i cili zëvendësoi Frangun, ndërsa: ky i fundit tërhiqet përfundimisht nga qarkullimi. Që nga ky moment, kartmonedha lekë ndryshon herë pas here simbolikën dhe përmasat.

Prerje e vitit 1947. Janë realizuar prerjet, 10, 50, 100, 500 dhe 1000 lekë. Karakteristikë e tyre është se kanë të gjitha portretin e një Partizani me mustaqe, me kapele me yll dhe përballw tij është vendosur një shqiponjë stampimi. Në krahun e pasëm nuk ka gjë për t’u shënuar. Këto kartmonedha kanë ngjashmëri me kartmonedhat slave.

Viti 1949-1957. Janë realizuar prerjet e kartmonedhave 10, 50, 100, 500 dhe 1000 lekë.  Karakteristikë e tyre është se vazhdojnë të mbajnë portrete partizanësh, portrete Skënderbeu. Në disa prej tyre kemi portretin e një korrëse gruri, të një traktori me goma, që ngarkon demek grurw, të shtyllave të tensionit të lartë, të një minatori me pistol, etj. Këtu fillojnë të pasqyrohet puna dhe aktiviteti i shoqërisë socialiste.

Është një karakteristikë që portreti i Enver Hoxhës nuk është në asnjë monedhë dhe në asnjë kartëmonedhwdh.

Pas vitit 1957 janë bërë një sërë prerjesh të tjera. Në 1964 u këmbye leku nga i vjetër në LEK i ri dhe u realizuan prerjet of 1, 3, 5, 10, 25, 50 dhe 100 lekë. Për herë të parë është prerë kartmonedhë 3 dhe 25 lekëshe.

Kartmonedhë 3 lekë.

Kartmonedhë 25 lekë

Pas vitit 1992 u realizuan një seri prerjesh të reja në monedhë dhe në kartmonedhë. Kartmonedhat e reja kanë më shumë elemente sigurie se kartmonedhat e mëparëshme.

DISA KURIOZITETE NË LIDHJE ME DOLLARIN

13-a, në dollarin amerikan. Një kartmonedhë e dollarit është e mbushur me simbolizmin e 13:

13 vija në flamur,

13 yje mbi shqiponjë,

13 hapa në piramidë,

13 gjethe në degën e ullirit,

13 fruta dhe

13 shigjeta.

Jo për t’i shpëtuar sytë e të gjithëve duke parë detaje janë motoja 13-letër E Pluribus Unum në shirit në këndin e shqiponjës dhe Annuit Coeptis mbi piramidën. Por të gjitha këto 13-shet thjesht përfaqësojnë 13 shtetet e para të Amerikës së pavarur, Amandamentin e 13-të të kushtetutës amerikane që shfuqizon skllavërinë. Kur interpretohet duke përdorur numerologjinë hyjnore, numri 13 në fakt paraqet premtim dhe bekim të madh nëpërmjet përfaqësimit të hapësirës së viteve mes premtimit të Perëndisë për njeriun që i është dhënë Abrahamit dhe përmbushjes së tij (stinët, kohët dhe rrethanat) të dërguar nga Franklin dhe të treguar në simbolet e tjera në faturën e dollarit amerikan.

Shkrimet në kartmonedhë. Piramida përfaqëson forcën dhe qëndrueshmërinë (kohën), ndërsa syri është një reflektim i providencës hyjnore, të cilën të gjitha grupet e dizajnit duan të inkorporojnë. Dy frazat latine përreth piramidës ishin gjithashtu subjekt i shumë spekulimeve për mesazhin e saj të fshehtë. Një mbi piramidën, Annuit Coeptis (Perëndia e ka favorizuar ndërmarrjen tonë) ishte ideja e Franklin për t’u treguar amerikanëve se jo vetëm një njeri, por një grup njerëzish me ndihmën e Perëndisë mund të bëjnë gjëra të mëdha. Një nën piramidën, Novus Ordo Seclorum përcjell mesazhin “një rend i ri për botën”, që shkakton spekulime rreth dëshirës amerikane për dominimin e botës bazuar në sendet e Rendit të Ri Botëror.( Grupi i parë i punës) përbëhej nga Benjamin Franklin, John Adams dhe Thomas Jefferson.

Një grua në kartmonedhën e dollarit. Gruaja e parë ishte amerikane vendase, të gjithë ne e njohim si Pocahontas. Pagëzimi në vitin 1836 i Pocahontas nga John Gadsby Chapman ishte në anën e pasme të një fature 20 $ në 1865.

 

Dollari më i shtrenjtë. Në vitin 1945, SHBA prodhuan një kartëmonedhë prej 10 mijë dollarësh, me portretin e Salmon Chase, sekretarit amerikan të thesarit në kohën e Lincolnit. Në vitin 1969 kjo kartëmonedhë u hoq nga qarkullimi, por llogaritet se janë ende në qarkullim 336 të tilla.

-Gati 85 për qind e transaksioneve në tregjet valutore përfshijnë dollarin.

-Në fund të shekullit të 18-të dhe gjatë Revolucionit Amerikan, Kongresi Kontinental ka shtypur paratë e para të letrës, të njohura si kontinentale. Deri në themelimin e Sistemit të Rezervës Federale në 1913, në SHBA qarkullonin monedha të ndryshme.

-Banka e Parë e Shteteve të Bashkuara, e themeluar në vitin 1791, ishte përpjekja e parë për bankat qendrore, të cilat nuk u pritën mirë nga një elektorat me shumicë agrare. Kur statuti 20-vjeçar i bankës skadoi në 1811, votat në Kongres nuk ishin të mjaftueshme për ta rinovuar atë.

-Banka e Dytë e Shteteve të Bashkuara e vitit 1816 kishte një histori të ngjashme. Në vitet (1836-1865) kishte banka shtetërore dhe banka të lira, të cilat lëshonin faturat e tyre, të vlerësueshme në ar ose metale të tjera. Pas panikut financiar të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të, publiku amerikan ishte gati për një bankë qendrore.

-Në 1913, Presidenti Ŵoodroë Ŵilson nënshkroi Ligjin e Rezervës Federale.

-Monedha më e tregtuar sot në botë është dollari amerikan me rreth 47% të pagesave globale dhe 87% të xhiros ditore të tregut të Forex. Në vendin e dytë është Euro, që ka rreth 33% të transaksioneve ditore të Forex dhe 28% të pagesave të bankave ndërkombëtare.

Dollari  amerikan është një ndër kartëmonedhat më të sofistikuara dhe më të veçanta në botë.

Disa të dhëna interesante në lidhje me dollarin

1 – Shumë pak vetë e dinë se Byroja e SHBA e Skalitjes dhe Stampimit prodhon rreth 35 milionë bankënota në ditë me një vlerë prej rreth 635 milionë dollarësh.

2 – Nëntë për qind e bankënotave të shtypura çdo vit përdoren për të zëvendësuar bankënota që janë aktualisht në qarkullim.

3 – Studimet kanë zbuluar se në sipërfaqen e parave që qarkullojnë çdo ditë dorë më dorë ekzistojnë rreth 93 lloje bakteresh.

4 – Paratë më të mëdha në masë mund të gjenden në ishullin e Mikronezisë, Jap. Ato përbëhen nga një lloj shkëmbi dhe vendosen jashtë shtëpive për të demonstruar statusin e familjes.

5 – Monedhat suedeze prej bakri të vitit 1770 janë monedhat prej metali më të mëdha të prodhuara ndonjëherë.

6 – Për të gjithë ata që mendojnë se kartëmonedhat e dollarëve përbëhen nga letra, e kanë gabim. 25 për qind e tyre është prej liri dhe 75 për qind prej pambuku dhe ato në fakt shtypen, nuk stampohen. Çdo kartëmonedhë peshon saktësisht një gramë. Për të shtypur secilën prej kartëmonedhave të 8.6 miliardë dollarëve të vitit 2005 janë dashur 5.7 cent. Kur kanë qenë vetëm 13 shtete, njerëzit i riparonin dollarët e grisur me pe.

7 – Martha Ŵashington është gruaja e parë amerikane e vizatuar në një kartëmonedhë amerikane një dollarëshe të vitit 1886, 1981 dhe 1896.

8 – Vetëm dy gra reale e kanë pasur një nder të tillë vitet e fundit, militantja e së drejtës së votimit për gra, Susan B. Anthony dhe Shoshone Guide Sacagaŵea, të dyja në monedhat një dollarëshe.

9 – Vetëm dy gra reale e kanë pasur një nder të tillë vitet e fundit, militantja e së drejtës së votimit për gra, Susan B. Anthony dhe Shoshone Guide Sacagaŵea, të dyja në monedhat një dollarëshe.

10 – Ndërsa depoja më e madhe e floririt në botë është e groposur 24 metra nën tokë në Manhaten. Pavarësisht se nën kujdesin e Bankës Federale të Rezervave të Nju Jorkut, floriri është nën pronësinë e kombeve të huaja dhe bankave dhe organizatave ndërkombëtare. /https://faktoman.com/

  1. Kur një monedhë dëmtohet mjaftueshëm për të qenë e papërdorshme, ajo rikthehet përsëri në US Mint (vendi prodhues i monedhave te ShBA-së), ku ajo shtrembërohet nga një makineri para se të dërgohet për riciklim.
  2. Ngjyra e përdorur për paratë amerikane është e zbulueshme, magnetike dhe ndryshon ngjyrë – të gjitha këto në mënyrë për të parandaluar falsifikimin
  3. Dollarët amerikane prodhohen nga makineritë zvicerane ‘Sŵiss Super Orlof’ që kushtojnë shtatë milionë dollarë. Kartëmonedhat e dollarit amerikan konsiderohen si paratë më të sofistikuara në botë.