PPP, bizneset më fitimprurëse ku riskun e merr përsipër shteti

731
Sigal

Koncesionet vijojnë të jenë aktiviteti i biznesit më fitimprurës në ekonomi. Një sipërmarrje pa shumë mund, pa konkurrencë, shpesh i fituar dhe pa asnjë garë në treg, duke “vegjetuar” mes më të mëdhenjve, pa asnjë rrezik për aktivitetin e tyre pasi në të shumtën e rasteve, riskun financiar e merr përsipër shteti. PPP në shëndetsi, rrugë, inceneratorët, dogana, pasaportat, karburantet dhe sidomos Aeroporti “Nënë Tereza” kanë rritur fitimet me 318% me një normë fitimi 40%.

Koncesionet vijojnë të jenë aktiviteti i biznesit më fitimprurës në ekonomi. Një sipërmarrje pa shumë mund, pa konkurrencë, shpesh i fituar dhe pa asnjë garë në treg, që do të mundësonte ofrimin e çmimit më të mirë, ka krijuar një kategori biznesesh që “vegjetojnë” mes më të mëdhenjve, pa asnjë rrezik për aktivitetin e tyre.

 Koncesionet vijojnë të jenë aktiviteti i biznesit më fitimprurës në ekonomi. Një sipërmarrje pa shumë mund, pa konkurrencë, shpesh i fituar dhe pa asnjë garë në treg, që do të mundësonte ofrimin e çmimit më të mirë, ka krijuar një kategori biznesesh që “vegjetojnë” mes më të mëdhenjve, pa asnjë rrezik për aktivitetin e tyre.

Në të shumtën e rasteve, riskun financiar e merr përsipër shteti, siç ka rezultuar nga vetë raportet e Ministrisë së Financave. Madje, siç po rezulton nga hetimet e SPAK, ka edhe raste kur kompanitë marrin paratë nga buxheti dhe nuk bëjnë pothuajse asgjë (si në rastin e inceneratorëve).

Këtë vit, listës i është shtuar dhe një koncesion i ri, ai i laboratorëve. Ndonëse vrulli i koncesioneve të reja është ndalur disi pas paralajmërime të forta të institucioneve ndërkombëtare, “zhgënjimet” nga disa koncesione, tashmë nën hetim, dhe afrimit të kufirit prej 5% të të ardhurave tatimore të vitit të mëparshëm, që duhet të jenë sipas ligjit pagesat për koncesionet, qeveria është në “dilemë” për zgjatjen e disa koncesioneve ekzistuese, si ai i markimit të karburanteve, apo pullave fiskale.

“Aleat”, që ka me koncesion prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit, renditet e para në vend për nga fitimet më të larta në vlerë nga koncesionet dhe e shtata në total, kishte një normë fitimi prej rreth 40%. Fitimet në vlerë ishin 2.6 miliardë lekë (rritje 4%).

“Tirana International Airport” (TIA), që u godit direkt nga kufizimi i udhëtimeve në 2020-n, e ka marrë veten në vitin 2021, por nuk arriti nivelet e fitimeve të parakrizës. Koncesionari i Rinasit rriti fitimet me 318%, në 2.2 miliardë lekë, me një normë fitimi prej gati 40%.

Në vlerë, fitimet ishin gati 30% më të ulëta se në 2019-n, kur ishte edhe viti më i mirë historik i deritanishëm. Viti 2022 pritet të shënojë një tjetër rekord historik për TIA-n, teksa për 8-mujorin, lëvizjet e shtetasve nga ajri janë rritur me 53%.

Sipërmarrje të hapura që nga fillimi i viteve 2000, raportojnë norma të larta fitimi. P.sh., “Regjistri i Barrëve Siguruese”, një kontratë koncesionare e vitit 2009 për veprimtarinë e mbajtjes, ruajtjes, kryerjes së të gjitha veprimeve në lidhje me Regjistrin e Barrëve Siguruese, kishte një normë fitimi prej 57%, në vitin 2021, në total 133 milionë lekë, por nuk ka hyrë në renditjen e 200 më të mëdhave sipas fitimeve (e 200-a ka një fitim para taksave prej rreth 150 milionë lekësh).

“GFI Albania”, koncesionari i markimit të karburanteve, i miratuar në vitin 2013, me synim ndërtimin dhe testimin e Sistemit Operativ për ofrimin e shërbimit të markimit dhe monitorimit të karburanteve në RSH, rriti fitimet me 23%, në 170 milionë lekë. Subjekti raportoi një normë fitimi prej 36% në vitin 2021, nga 34% vitin e mëparshëm.

Ndërsa nuk ka një analizë kosto-përfitime nga institucionet përkatëse se çfarë avantazhesh ka sjellë ky koncesion në uljen e evazionit fiskal në fushën e tregtimit të karburanteve, qeveria po shqyrton mundësinë e zgjatjes së tij, teksa operatori po shfrytëzon një ngërç ligjor që parashikonte markimin e naftës bruto, shërbim që nuk është kryer deri tani.

Operatorët e tregtimit të karburanteve kanë deklaruar se ky shërbim vetëm sa ka rritur kostot, që janë transferuar në çmimin final të produktit që tregtohet te konsumatorët me 1-2 lekë për litër.

Në të shumtën e rasteve, riskun financiar e merr përsipër shteti, siç ka rezultuar nga vetë raportet e Ministrisë së Financave. Madje, siç po rezulton nga hetimet e SPAK, ka edhe raste kur kompanitë marrin paratë nga buxheti dhe nuk bëjnë pothuajse asgjë (si në rastin e inceneratorëve).

“La Petrolifera Italo Albanese” dhe “Shoqëria koncesionare Porti MBM”, që kanë me koncesion portet e hidrokarbureve përkatësisht në Vlorë dhe Porto Romano, kishin norma që u afrohen 30%.

“S2 Albania”, e cila zbaton marrëveshjen e koncesionit të skanimit, raportoi që fitimi operativ është rritur me 8%, por fitimi para taksave ka shënuar rënie me 42%, në 173 milionë lekë, për shkak të zhvlerësimit të aseteve financiare. Norma e fitimit u përgjysmua në rreth 11%.

Ka dalë nga lista “SGS Automotive Albania”, që prej vitit 2009 zbatoi kontratën e koncesionit “Për shërbimin e kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor”. Shërbimi i kolaudimit ishte ekskluzivitet i kompanisë zvicerane deri në dhjetor të vitit 2020 dhe nga viti 2021, shërbimi është vënë nën kontroll direkt shtetëror të organizuar nga DSHPTR. Për sa kohë që kishte aktivitet, subjekti kishte një normë mesatare fitimi prej 30%.

Koncesionarët PPP, fitime të larta për inceneratorët

Pas vitit 2013, koncesionet u dhanë në formën e Partneritetit Publik-Privat (PPP), përmes së cilës, kompania private ofronte shërbimin dhe paguhej sipas një plani vjetor nga buxheti i shtetit, në ndryshim nga koncesionet e para në 2013-n, kur subjekti privat merrte shërbim ekskluziv, por nuk kishte pagesa direkte nga buxheti.

Në vitin 2021, pagesat totale nga buxheti për koncesionet ishin rreth 11 miliardë lekë, nga të cilat 32% ishin për shëndetësinë, 17% për inceneratorët, 30% për Rrugën e Arbrit. Buxheti paguan një pjesë të shërbimit të skanimit, pas rishikimit të kontratës në 2013-n, që ulte pagesat direkte për bizneset.

Shëndetësia

“SaniService” fitoi në vitin 2015, koncesionin për “Ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, për një afat 10-vjeçar.

Për herë të parë që kur filloi aktivitetin, “SaniService” rezultoi me fitim, që arriti në 192 milionë lekë, me normë 14%, duke u renditur në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve.

Koncesioni më i ri është “Laboratory Netëork”, që ofron shërbimin laboratorik dhe ka rezultuar më fitimprurësi nga shëndetësia deri tani. Të ardhurat e kompanisë, sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ishin 1.3 miliardë lekë në vitin 2021, ndërsa fitimi para taksave ishte 233 milionë lekë, duke hyrë direkt që në vitin e parë në renditjen e “Monitor 200”.

Norma e fitimit për koncesionin e laboratorëve ishte 19%. Koncesioni laboratorik i spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës, u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019 nga qeveria dhe hyri në fuqi, në dhjetor të vitit 2019. Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro, afati i së cilës përfundon në vitin 2028.

Kompania tjetër “DiaVita”, e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni, në vitin 2021 rezultoi me fitim minimal prej 9 milionë lekësh (normë 1.2%), pas humbjes minimale në 2020-n, që sipas raportit të aktivitetit erdhi nga rritja e shpenzimeve materiale për mbrojtjen kundër COVID-19 dhe shtimi i shpenzimeve për pagat për personelin mjekësor.

Shoqëria merr financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që ajo ofron prej disa vitesh në disa qytete të vendit. Sipas kontratës me qeverinë, “DiaVita” do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

“3P Life logistic”, që zbaton Kontratën e Koncesionit / Partneritetit Publik-Privat për Paketën e Shërbimeve të Kontrollit Mjekësor Bazë për Grupmoshat 40-65 vjeç, pothuajse nuk kishte aktivitet në 2020-n dhe një pjesë të vitit 2021.

Kompania nuk ka dorëzuar bilanc për vitin 2021, por sipas Raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 4-mujorin e fundit 2021 rifilluan shpenzimet për persona që përfitojnë check–up, i cili ishte ndërprerë gjatë pandemisë, duke filluar nga gjysma e dytë e muajit mars 2020. Në periudhën shtator-dhjetor 2021 u shpenzuan, për herë të parë, që pas ndërprerjes, 146 milionë lekë për programin “Persona që përfitojnë check–up”.

Rrugët

“Albanian Highëay Concession” ka fituar koncesionin për plotësimin e ndërtimit, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës Milot–Morinë, me afat 30 vjet, e miratuar në vitin 2016, por zbatimi i saj nisi vetëm në shtator të vitit 2018. Ajo është një konsorcium mes dy sipërmarrjeve të mëdha, “Kastrati” dhe “Salillari” (me nga 50% secila).

Në vitin 2021, kompania vijoi të raportonte fitime minimale prej 91 milionë lekësh, pavarësisht rritjes së të ardhurave me 34% në 3 miliardë lekë, me një normë prej vetëm 3%. Sipas raportit të aktivitetit, viti 2021 është i katërti i operimit të Sheshit të Pagesave.

Në të theksohet se për shkak të situatës pandemike COVID-19 “statistikat e 2020-s kanë qenë shumë poshtë modelit financiar”. “Për vitin 2022, planifikohet të vijojë ecuria e punimeve shtesë që duhet të kryejë kompania si ndërtimi i urave, skarpateve mbrojtëse dhe rrethimit anësor, si dhe punime të tjera të përcaktuara në kontratë, sipas detyrimeve në kontratën e lidhur me qeverinë shqiptare”.

“GJOKA 87”, e krijuar në prill 2018, në pronësi të “Gjoka Konstruksion”, po ndërton me koncesion Rrugën e Arbrit. Kompania, që ka nënkontraktuar shoqërinë mëmë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit (GJOKA) thotë se për vitin 2021, të ardhurat e realizuara për punimet e kryera në Rrugën e Arbrit janë 4.7 miliardë lekë, me rënie 25% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Fitimet ishin minimale, vetëm 311 mijë lekë. Në total janë realizuar 91.1% e punimeve të parashikuara për ndërtimin e rrugës, pavarësisht se mungesa e tunelit të Murrizit, e bën pothuajse pa vlerë në aspektin e përmirësimit të kushteve për kalim në atë gjurmë.

Në vitin 2021, shoqëria ka pasur rritje të shpenzimeve për interesa krahasuar me vitin 2020 në masën 37.6%, si rezultat i rritjes së shumës së financuar me hua bankare. Burimet e financimit për këtë projekt bazohen në gjendjen financiare të shoqërisë “Gjoka Konstruksion”, si dhe në financimet nga bankat e nivelit të dytë, thuhet në raportin e aktivitetit.

Inceneratorët

Inceneratorët janë koncesionet më të debatuara, për shkak të abuzimeve të mëdha që po gjen hetimi i SPAK, ndërsa po rezultojnë dhe ndër PPP-të më fitimprurëse.

“Integrated Energy BV SPV”, që po zbaton projektet e inceneratorëve të Tiranës raportoi në vitin 2021 të ardhura prej 2.6 miliardë lekësh, me rritje prej 13% me bazë vjetore. Norma e fitimit ishte e lartë, duke i kaluar 30%, teksa në vlerë fitimet ishin 793 milionë lekë, duke u renditur e 33-a në vend në renditjen e “Monitor 200”.

Një normë të ngjashme fitimi është raportuar edhe në vitin 2020, ku të ardhurat e kompanisë ishin 2.3 miliardë lekë dhe fitimi zyrtar i raportuar ishte 723 milionë lekë. Bilanci nuk është audituar ende, por në dokumentet e dorëzuara thuhet se është në proces.

Në realitet, norma reale e fitimit mund të jetë shumë më e lartë, teksa një proces hetimor nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbuluar skema të frikshme pastrimi parash në kompanitë simotra në inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Procesi i hetimeve ka çuar në sekuestro të dy inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, ndërsa edhe për inceneratorin e Tiranës janë të njëjtët aksionerë.

Qeveria shqiptare, në vitin 2016, kur shpalli koncesion PPP për djegien e plehrave me incenerim, e argumentoi këtë politikë, me faktin se investitori privat do të kryente investimin me fondet e veta, të cilat do të shlyheshin më vonë vit pas viti, nga buxheti.

Por realisht, inceneratorët kanë marrë dhe vijojnë të marrin pagesa, të cilat nuk i kanë të justifikuara me punë, pasi në asnjë prej tyre nuk kryhet proces incenerimi në një kohë kur çmimi i negociuar parashikon edhe këtë proces.

Kompania Integrated Energy BV SPV e inceneratorit të Tiranës, vetëm në 6 muajt e parë 2022 ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 400 milionë lekë (3.3 milionë euro), sipas Open Data Albania (ky incenerator nuk raportohet tek investimet kapitale, por te shpenzimet korente).

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, nga viti 2018 deri në qershor 2022, buxheti i shtetit ka bërë pagesa 4,9 miliardë lekë (40.7 milionë euro) ndaj kompanisë Integrated Energy BV SPV, e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Krahas kësaj pagese publike, aty shkojnë në mënyrë të detyruar edhe pagesat nga të gjitha kompanitë e ndërtimit për inertet e depozituara, si pasojë e procesit të ndërtimit, pagesë kjo e vendosur në të njëjtin nivel me atë të mbetjeve urbane, që dërgohen për përpunim në incenerator.

Për Operatorin tjetër, “Integrated Technology Services”, që ka me koncesion inceneratorin e Fierit, janë të disponueshme vetëm të dhënat e vitit 2020, kur kompania raportoi të ardhura 1.1 miliardë lekë, me rritje prej rreth 9%.

Fitimet e kompanisë u dyfishuan në 276 milionë lekë, me një normë (fitim bruto/ardhura) prej 25%. Për vitin 2021 nuk është dorëzuar bilanc, ndërsa shoqëria është tashmë në administrim nga shteti.

Inceneratori i Tiranës është i vetmi aktiv për momentin.

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (“Albtek Energy”), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh, me kapacitet përpunues rreth 120-140 tonë/ditë, sipas deklarimeve zyrtare në kontratë, u pezullua në mars 2022 nga SPAK.

Inceneratori i trajtimit të mbetjeve në Fier (“Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”), me kosto totale prej 3.97 miliardë lekësh dhe kapacitet përpunues rreth 180-200 tonë/ditë u pezullua nga SPAK po në mars.