Sigal

Nё Fakultetin e Mjekёsisё Dentare ofrohen pёr herё tё parё dy programe tё reja studimi tё tipit Bachelor, tё cilat pёrbёjnё njё zgjedhje shumё tё mirё pёr maturantёt e kёtij viti.

Hapja e Programit Bachelor pёr “Higjenist Dentar” dhe e  Programit tё Studimit Bachelor pёr “Teknikё Dentare” pёrbёn njё risi pёr arsimin e lartё publik shqiptar, pasi ёshtё hera e parё qё kёto programe ofrohen nga njё universitet publik. Ato janё hartuar sipas kurikulave europiane, tё pёrditёsuara me tё rejat mё tё fundit tё shkencёs sё dentistrisё dhe sipas direktivave europiane pёr profesionet e rregulluara.

Bashkёpunimi i ngushtё me Klinikёn Stomatologjike Universitare, me shumё Universitete europiane me tё cilat Universiteti i Mjekёsisё sё Tiranёs dhe Fakulteti i Mjekёsisё Dentare kanё bashkёpunim tё ngushtё tё zyrtarizuar, me Urdhrin e Stomatologut tё Shqipёrisё, etj, do tё bёjnё tё mundur pёrgatitjen e profesionistёve tё aftё nё ndihmё tё stomatologut. Programet janё parashikuar tё jenё me kohёzgjatje tre vjeçare dhe nё secilin prej tyre do tё pranohen nga 60 studentё. Nё to mund tё aplikojё çdo maturant me notё mesatare mbi 7.  I urojmё suksese maturantёve qё do tё kenё mundёsinё e studimit nё kёto 2 programe tё reja!