Për herë të parë këtë vit në Panairin e Katarit merr pjesë dhe Shqipëria

752
Biznesi shqiptar po rrit interesin për zgjeruar bashkëpunimin dhe shkëmbimet tregtare me tregun aziatik, Emiratet e Bashkuara apo Lindjen Mesme.
Për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike e tregtare me këto vende, biznesi shqiptar do të përfaqësohet këtë vit, për herë të parë, në disa prej Panaireve Ndërkombëtare kryesore që do të zhvillohen në 7-8 mars në Doha të Katarit e në Japoni, në javën e tretë të muajit gusht.
Një element i veçantë që do të shoqërojë Panairet Ndërkombëtare të këtij viti, do të jetë shkëmbimi i eksperiencave mes vendeve dhe zgjerimi i hartës së eksporteve shqiptare në këto tregje. Organizatorë të qendrës së Panaireve, vlerësojnë se Panairi Ndërkombëtar, që do të zhvillohet në Japoni është me interes të veçantë për Shqipërinë, pasi biznesi shqiptar kërkon të hyjë në këtë treg të ri me produktet e çajrave të veçantë dhe prodhime ‘BIO’ shqiptare, me qëllim vendosjen e partneriteteve te reja përmes promovimit të bizneseve dhe resurseve shqiptare.
Krahas panaireve organizatorët po shohin me interes krijimin e një platforme të re për këtë vit, për përfshirjen e biznesit shqiptarë në takimet B&B, në mënyrë që të ndihmojë për zgjerimin e njohjes me bizneseve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës.
Kështu sipërmarrësit shqiptare janë ftuar të marrin pjesë në Forumin e Tretë mbi Zhvillimin Ekonomik të Sipërmarrjeve. Ky Forum do të mbahet në Doha më 7 dhe 8 Mars 2016 dhe do të shërbejë për të percjellë përvojën e secilit si dhe për të shkëmbyer pikëpamje me ekspertë nga e gjithë bota.
Ky Forum organizohet nga Universiteti i Katarit në bashkëpunim me Rrjetin Interaktiv të Biznesit nën mbikqyrjen e H.E Sheikh Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al-Thani , Kryeministër i Shtetit të Katarit.
Axhenda e Panaireve Ndërkombëtare 2016, ofron për të gjitha kompanitë vendase që të bëhen pjesë e sektorit të ndërtimit, me pjesëmarrjen e tyre në panairin global “World of Concrete” që zhvillohet në datat 2- 5 shkurt 2016 në Las Vegas.
World of Concrete është një panair vjetor i industrisë ndërkombëtare, i dedikuar sektorit te ndërtimit dhe industrisë së masonerisë. Në këtë panair do të jepet mundësia për të parë risitë më të fundit të sektorit, takime mes ekspertëve më të mirë, njohja me teknologjinë më të mirë know-how dhe produktet më të mira në treg.
Krahas Panaireve Ndërkombëtare, sipas Qendres Kombetare te Panaireve, ky vit do të vijojë edhe me organizimin e panaireve brenda vendit si pjesë e një tradite të vendosur tashmë prej kohësh.
Sigal