Pastrimi i parave, Gazheli: 462 raste në 2014,prokuroria të bëjë më shumë

704
Sigal

Drejtori i Drejtorisë se Pastrimit të Parave, Gent Gasheli ka deklaruar se për Shqipërinë është një lajm i mirë heqja nga lista e vendeve të dyshimta për pastrim parash, ku ndodhej për tre vjet. Gazheli ka raportuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa ka theksuar se gjatë viti 2014 ka patur 462 raste të dyshimta për pastrim parash.
 
Ai deklaroi se janë shuma të vogla të pastrimit të parave të terrorizimit. “Kemi hedhur hapa domethenës ndaj financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me SHISH dhe SHIU-n. Kemi kërkuar akses në sistemin TIMS për të monitoruar shtetasit e huaj”, deklaroi Gazheli. Sipas tij ndër veprat problematike gjatë 2014, jane evazioni fiscal, trafikimi i lëndëve narkotike etj.


Por Drejtori i Drejtorisë se Pastrimit të Parave  ka qënë kritik me prokurorinë. Ai ka deklaruar në këtë komision se lë shumë për të dëshiruar hyrja e parave në kufi. “Prokuroria duhet të bashkëpunojë më shumë, duhet të bëjë më shumë në hetimin e rasteve të pastrimit të parave. Ka pak të dënuar ose aspak për këto çështje”, deklaroi Gazheli.