Paralajmërim i frikshëm ekonomik: Vendi në recesion -9%, dy herë më i lartë se i Kosovës

344
Sigal

Dorian TELITI

90%  e shqiptarëve  më keq se pak muaj më parë, nuk ka raport apo sondazh që të mos e nxjerrë në pah realitetin e hidhur. Një qeveri e përgjegjshme nuk shkon për pushime por përvesh mëngët, menaxhon krizën dhe minimizon dëmet, ndersa qeveria shqiptare,  jo vetëm s’ka marrë masat e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë dhe mbështetje shqiptarëve e bizneseve, por e ka lënë ekonominë në rënie të lirë. Në sondazhin e medias pranë qeverisë, konfirmohet se mbi 90 % e shqiptarëve janë dëmtuar ekonomikisht nga pandemia, pra rreth 2.5 milionë shqiptarë sot janë më keq. Biznesi po falimenton, shtresa e mesme po humb të ardhurat, shtresa me të ardhura të ulta po zhytet në varfëri të plotë, siç u shpreh së fundmi edhe UNDP-ja, ku në Shqipëri janë shtuar me  230 mijë  personat e varfër, e kjo ka ndodhur vetëm gjatë muajve të fundit, çka do të thotë se ekonomia e shqiptarëve është në kolaps të thellë. Masat që ndërmori qeveria ishin gjysmake dhe jo gjithëpërfshirëse, në totalin e tyre jo më shumë se 100 milionë euro, ose e thënë ndryshe, vetëm 7 euro/frymë në muaj. Çdo gjë tjetër është vetëm propagandë. Nuk duhen paketa 3D, por masa që nuk e trajton biznesin si të njerkës e shqiptarët si qytetarë të dorës së tretë. Vendet e rajonit kanë ndërmarrë paketa mbështetëse konkrete, Shqipëria jo. Prandaj recesioni sipas BERZH-it,  parashikohet më i larti në rajon, -9%, recesion dy herë më i lartë se ai i Kosovës , e cila ndonëse ka një buxhet dy herë më të vogël sesa Shqipëria, ka ndërmarrë paketa ndihmëse për biznesin, të punësuarit dhe shtresat në nevojë disa herë më të larta (vetëm paketa e fundit e disa ditëve më parë e Kosovës, është 365 milionë euro). Boll më me tallje. Mjaft u servirët lugën bosh shqiptarëve, të cilëve u rritët borxhin e u shtuat pafund taksa e prapë i paguajnë, pikërisht që këto para të përdoren për ta, sidomos në kohë të vështira, dhe jo për PPP-të e koncensione për oligarkët e oborrit. Mjaft është mjaft. Varfërinë po e ktheni në skamje. Shqiptarët do të ndëshkojnë me votë këtë keqqeverisje dhe masivisht do mbështesin alternativën e Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar, me një program konkret për rimëkëmbjen e vendit.