Panariti: Tokë shtesë për fermerët e suksesshëm

648
Fermerët e vlerësuar si të sukseshëm gjatë vitit 2015 do të përfitojnë shtesë toke nga qeveria kundrejt qerasë me qëllim shtimin e prodhimit në raport me kërkesën e tregut. Për ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti modeli i ashtëquajtur bujqësi me porosi cilësohet si modeli më i mirë për rrethanat ku gjendet bujqësia shqiptare. Në funksion të shtimit të prodhimit Ministria e Bujqësisë po projekton të shpërndajë edhe fondet që ka në dispozicion përfshirë edhe to që vijnë nga donatorët.

Ministri pranon se sistemi bujqësor çalon në aspektin e teknologjisë dhe marketingut aq sa produktet shqiptare me shumë vështirësi arrijnë të shesin veten në tregun ndërkombëtarë për shkak të cilësisë së dobët të ambalazhimit. Deklaratat ministri Panariti i bëri në nisje të një minipanairi organizuar në ambientet e ministrisë së Bujqësisë, ku ishin ekspozuar prodhimet më në zë të frutikulturës që kultivon krahina e Dibrës, që nga fara e deri tek produkti final i përpunuar Made in Albania.
Sigal