Paketa fiskale, Cani i kërkon falje biznesit

735
Sigal

Ministri i Financave Shkëlqim Cani njofton se paketa fiskale e miratuar në dhjetor 2013 do të rishikohet pas 6 muajsh. Në forumin ekonomik të organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) me fokus financat, energjinë dhe industrinë, kreu i Financave i ka kërkuar falje biznesit për miratimin e paktës fiskale në një kohë të shkurtër, duke u shpjeguar se qeveria nuk kishte kohë për konsultime, pasi financat ishin në vështirësi. “Kemi bërë ca përmirësime, por kemi rritur sigurisht disa taksa. Por nuk do të vonojmë me rimbursimin e TVSH-së për biznesin. Kemi dëshirë t’ju ndihmojmë, por taksat duhen paguar”, tha ministri Cani. Ministri Cani bëri të ditur gjithashtu se brenda muajit qershor do të jetë gati një paketë e re fiskale e cila do të sjellë përmirësime të mëdha në klimën e biznesit, dhe që do të ketë partner kryesor biznesin në hartimin e saj. Ministri i Financave është ndalur edhe tek disa problematika që hasin sipërmarrësit, e kryesisht tek evazioni fiskal.