Sigal

A ka pasur kërkesa pranë Bankës së Shqipërisë nga kompani që operojnë në këtë fushë për t’u licencuar? Çfarë kriteresh duhet të përmbushin?

Banka e Shqipërisë licencon subjekte financiare jobanka përfshirë dhe subjektet që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e këmbimit valutor apo të ndërmjetësimit dhe këshillimit për këmbimin valutor online, si persona juridikë të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë. Deri më sot nuk janë paraqitur pranë Bankës së Shqipërisë aplikime për licencim nga shoqëritë që operojnë si “call center”, që kërkojnë të ushtrojnë veprimtaritë e sipërcituara. Kërkesat rregullative të licencimit të subjekteve që kërkojnë të ushtrojnë këto veprimtari financiare (këmbim valutor, ndërmjetësim apo këshillim për këmbim valutor) parashikohen në rregulloren e posaçme që rregullon procesin e licencimit të subjekteve financiare jobanka. Rregullorja përfshin kryesisht kërkesa lidhur me nivelet minimale të kapitalit, të burimit të fondeve të financimit të kapitalit, integritetit të aksionerëve dhe të administratorëve të subjektit, planit të biznesit, akteve të brendshme rregullative, etj.( monitor.al)