Nis aksioni kundër informalitetit, drejtuesit e financave: Mbrojmë biznesin

734
Kryeministri Edi Rama mbledh ministrat, drejtues të Tatimeve dhe doganave në lidhje me aksionin kundër Informalitetit.
Në fjalën e tij Rama e quajti operacionin një luftë “patriotike”
Edi Rama::Jeni në llogore dhe nuk ka nevojë të shkrepni armën e nacionalizimit por merrni kuponin tatimor dhe mos paguani pa e marrë kuponin tatimor“
Ka nisur të vijë era shtet por për një shtet që meritojnë fëmijët tanë duhet ende punë dhe pjesë shumë e rëndësishme është operacioni që nisim sot. Një operacion në mbrojtje të konsumatorit dhe në krah të sipërmarrësve që paguajnë taksat dhe kundër zinxhirit të hajdutërisë që shkencërisht quhet informalitet por shqip quhet hajdutërisht
Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj, ministri i Financave Shkëlqim Cani, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe drejtoresha e Doganave Pranvera Fagu nënvizuan në një zë se se lufta ndaj informalitetit nuk është kundër biznesit por e mbështet atë dhe mbron konsumatorin.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani: “Kur erdhëm në pushtet ekonomia ishte në ditën më të zezë pas 1997. Borxhi publik kishte arritur në fakt mbi 70 % të prodhimit të Brendshmë Bruto ndërsa në realizimin e të ardhurave mungonin 23. 3 mld lekë. Për herë të parë qeveria ndërmerr reformë gjithëpërfshirëse. Lufta ndaj informalitetit nuk është fushatë kryqëzuese ndaj biznesit.
Drejtoresha e Doganave, Pranvera Fagu: “Do ta fitojmë betejnë sespe nuk po luftojmë bizneset por paligjshmërinë”
Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj tha: “Lufta ndaj informalitetit është në mbrojtje të biznesit. Jemi të bindur që do të kemi mbështetje për operacionin pasi lufta është ndaj informalitetit, jo ndaj biznesit. Me aksionin tonë duam të luftojmë abuzuesit dhe evazorët”
Ndërkaq një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Ekonomik, kryeministri Edi Rama tha se do të angazhohen 600 grupe në terren, ndërsa theksoi se aksioni nuk synon të godasë biznesin, por të vendosë drejtësi në radhët e tij me nje standard të vetëm: Të gjithë të barabartë para ligjit.
Sigal