Nga 1 maji rriten çmimet e transmetimit të energjisë edhe për bizneset

313
Sigal

Enti Rregullator i Energjisë është duke finalizuar vendimet për nivelin e tarifës së transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, pas kërkesës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit për rritjen e tyre. Burime të sigurta për SCAN se tarifa e transmetimit nuk do të jetë më e lartë se 0.85 lekë/kwh apo 0.1 lekë/kwh më tepër. Aktualisht, kjo tarifë është në nivelin e 0.75 lekë/kwh, ndërkohë që OST ka kërkuar që ajo të shkojë në 1.47 lekë/kwh. Ndërkaq, sa i takon tarifës së shpërndarjes burimet konfirmuan që do të ketë rritje, por ende nuk janë përcaktuar nivelet finale, pasi vetëm disa ditë më parë OSSH ka dorëzuar dokumente shtesë, të kërkuar nga ERE. Ndërkaq referuar aplikimit, OSSH ka kërkuar që për klientët e lidhur në tensionin 35 KV, tarifa e shpërndarjes të shkojë në 2.62 lekë/kwh, nga 1.5 lekë/kwh që është aktualisht. Ndërsa, për tensionin 20/10 dhe 6 KV, kërkohet një tarifë shpërndarjeje prej 4.14 lekë/kwh, nga  3.9 lekë/kwh që është aktualisht. Rritja e tarifave të transmetimit dhe shpërndarjes ndikon drejtpërdrejt në çmimin fundor të energjisë, pasi është pjesë përbërëse e formulës për përllogaritjen e tij, por ata që do të preken fillimisht janë bizneset që kanë dalë në tregun e liberalizuar të energjisë, që edhe aktualisht janë duke u përballur me çmime tejet të larta të energjisë. Ndërkohë që, për klientët e lidhur në tensionin 0.4 kv, është dakordësuar që tarifat të mos impaktojnë çmimin fundor, pasi do të jetë Furnizuesi i Shërbimit Universal, që do e përballojë me të ardhurat e veta, çka do të thotë se do të jetë OSSH që do të arkëtojë më shumë të ardhura. Vendimet e reja të Entit Rregullatrt të Energjisë parashikohet të hyjnë në fuqi nga data 1 maj 2022.