Nga 1 gushti aksion për kuponin

690
Nga 1 gusht, Ministria e Financave dhe administrata tatimore do të nisin një fushatë ndërgjegjësuese për kuponin tatimor me sipërmarrjen, por edhe me vetë qytetarët. Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin, me fokus më të madh në zonat turistike për shkak të fluksit të madh të njerëzve dhe përqendrimit të biznesit në këto zona në këtë periudhë. Dy ditë para fillimit të fushatës, Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është drejtuar administratës tatimore dhe inspektorëve të terrenit me një letër të hapur për pritshmëritë e tij nga kjo fushatë, komunikimin dhe edukimin e sipërmarrjes dhe qytetarëve, modestinë dhe profesionalizmin e inspektoreve në terren.
Sigal