Në prag të fushatës borxhi publik thyen rekord, rritet me 372 mln euro. Ja abuzimi me rrugën e Borshit

291
Sigal

Skandali/ Me paratë e taksapaguesve paguhet dy herë rrëshqitja e rrugës së Borshit

Sistemimi i rrëshqitjeve të shkaktuara në rrugën Sarandë-Borsh, nuk do të jetë gati në këtë sezon turistik.

 

Cilësia e dobët e punimeve që ka bërë kompania e oligarkut klientelist Salillari, i cili para 2 viteve e kishte rikonstruktuar, duke përfituar miliona euro lë rrugën të pakalueshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një procedurë tenderuese me një fond limit prej 136 milionë lekësh pikërisht për rëshqitjen e Borshit, ndërkohë që sipas dokumenteve të tenderit ofertat nga kompanitë e interesuara do të dorëzohen deri në datën 5 maj.

Gjithashtu, saktësohet se afati kohor për ekzekutimin e kontratës do të jetë  4 muaj e gjysmë që nga momenti i nënshkrimit, çka do të thotë se, në rastin më të mirë, pra nëse nuk ka ankesa nga kompanitë pjesëmarrëse në garë, punimet nuk do të  mund të përfundojnë përpara muajit tetor të këtij viti.

Çarja e rrugës u shkaktua në datën 8 janar të këtij viti, si pasojë e rrëshqitjeve të shiut, ndërkohë që ARSH deklaroi në atë kohë se ishin shkaktuar dëmtime në trupin e rrugës. Gjithashtu, për shkak të këtyre dëmtimeve kalimi i automjeteve në këtë pjesë të rrugës bëhet vetëm me një kalim, ndërkohë që kalimi i mjeteve të rënda është i ndaluar.

Rrëshqitja ka ndodhur rreth 3 km në dalje të fshatit Borsh, ndërkohë që ky aks i ishte nënshtruar rregullimeve në fillim të sezonit veror të vitit të kaluar. Kjo edhe për shkak të rëndësisë që ai ka gjatë sezonit turistik, për të gjithë turistët që zgjedhin të kalojnë pushimet në jug të vendit.

1.5 miliardë lekë për rrëshqitjen e rrugës së Borshit, për  të mbuluar skandalin e Salillarit

Në janar të 2021, segmenti i rrugës Sarandë-Vlorë nga Bregdeti u shemb, dhe rrëshqiti në det. Arsyeja është shumë e thjeshtë: Cilësia e dobët e punimeve që ka bërë kompania e oligarkut klientelist të qeverisë, Salillari, i cili para 2 viteve e kishte rikonstruktuar, duke përfituar miliona euro. SPAK-u, menjëherë, duhet të kishte nisur hetimet për shpërdorime të fondeve të taksapaguesve shqiptarë, cilësi punimesh jashtë çdo standardi teknik nga Salillari. Mirëpo, meqë Salillari është kilent i qeverisë, jo vetëm që SPAK heshti në mënyrë të dyshimtë, por qeveria hap sërish tender për të rikonstruktuar segmentin që rrëshqiti në det, me paratë publike. Dhe, natyrisht, sërish, mundet të jetë Salillari, ai që do përlajë edhe ketë fond, paçka së punimet sërish do të kenë pikëpyetje të madhe, për standardet teknike. Në fund të fundit, sa herë shiu të marrë në det rrugën, kaq herë edhe qeveria hap thesin dhe paguan milionat euro oligarkut të qeverisë