Ndotja e mjedisit në Krujë/ Fabrika e çimentos vret në gjumë mbi 80.000 qytetarë, duke shkarkuar në ajër tonelata tymrash dhe blozë

1334
Sigal

Denoncimi: Fabrika shfrytëzon errësirën për të punuar pa filtra ajri, duke shkarkuar në atmosferë sasi të mëdha pluhurash, tymrash e blozë

 

Alarmante në Krujë – Si fabrika e çimentos po vret ‘në gjumë’ 40 mijë qytetarë

 

Kruja është një prej qyteteve më të goditura nga ndotja e mjedisit. Prej vitesh, ky qytet është mbuluar nga re të zeza tymi, të shkaktuara nga punimet e fabrikave që po shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi, blegtori por edhe tek shëndeti i njerëzve. Ndërkohë që në rrezik serioz po vihet dhe jeta e banorëve të Thumanës, kjo për shkak të punimeve të një fabrike në zonën përreth. Bëhet fjalë për fabrikën e çimentos “Titan”, e cila shkarkon në atmosferë sasi të mëdha pluhurash, tymrash e bloze, duke krijuar një situatë alarmante për mjedisin, turizmin dhe shëndetin. Banorët e Thumanit shprehen se kjo fabrikë shfrytëzon errësirën për të punuar pa filtra ajri duke sjellë dëme të konsiderueshme tek shëndeti i tyre. Drejtori i Zyrës së Ankesave të Konsumatorëve të Shqipërisë, Hasan Stafa u shpreh për mediat se banorët e zonave përreth ankohen çdo ditë dhe enden spitaleve për të bërë analiza, skaner, rezonanca për sëmundje të dyshuara të ardhura nga kontaminimi i tokës, ajrit, bimëve.

“Jam për të përcjellë ankesën e 40 mijë qytetarëve, 40 mijë konsumatorëve të zonave përreth. Janë konsumatorët që ankohen çdo ditë nga banorë që enden spitaleve për të bërë analiza , skaner , rezonanca për sëmundje të dyshuara të ardhura nga kontaminimi i tokës, ajrit, bimëve, sepse kjo zonë kjo fabrikë çimentoje e ndërtuar në mes të kësaj zone kontaminon çdo gjë duke rrezikuar jetën e konsumatorëve. Asnjë nga filtrat e kësaj fabrike në 30 ditë të muajit ….kjo fabrikë mund t’i përdore filtrat vetëm 10 ditë të muajit, plumbin të cilat janë vdekjeprurëse për shëndetin e konsumatorëve. Nëse i referohemi qendrave shëndetësore shohim se për të sëmurët nga mushkëritë apo sëmundje kancerogjene, shkaku gjithmonë është nga kontaminimi i ajrit, ujit dhe tokës. Pronarët e fabrikës duhet ta ndërtonin fabrikën larg zonave të banuara, ku plotësohen kriteret mjedisore dhe sidomos kriteret teknologjike, që domethënë të mos ketë në asnjëlloj ndotje. Kur këto janë prezente kjo do të thotë se është rrezik. Aq më tepër që ka filluar sezoni turistik ku pritet të vijnë mbi 3 milion pushues dhe gjithmonë në pamje të parë që shohin turistët pyesin ç’është kjo mjegull në një ditë kaq të mirë? Ky problem duhet të shikohet nga Ministria e Mjedisit dhe menjëherë duhet të merren masa. Jemi në një moment, mjegulla vazhdon në 12 të natës dhe zgjat deri në mëngjes kur rrezet e diellit e ndajnë në disa pjesë”, shprehet Stafa.