Nafta: Kombinati i Ballshit nxirrte 12 nënprodukte të standarteve europiane

1177
Sigal

Flet Dr. Vladimir Mici: AKBN nuk bënë transparencën e sasinë së nxjerrjes së naftës, çka duhet të hetohet nga SPAK. Në uzinën e Ballshit prodhoheshin 12 nënprodukte, nga Vajguri i avionëve, ai për popullatën, benzoli, benzina, gazoili për veturat dhe automjetet, gaz i lëngshëm, solar jeshil dhe i zi, koks nafte, vajra për makinat, transformatorët etj. Uzina e Ballshit prodhonte edhe Squfur me cilësi 99.99% të pastër, që përdorej në industrinë kimike dhe sidomos të armatimeve

  • Në Shqipëri ka pasur 4 Rafineri shtetërore për përpunimin e naftës në Cërrik, Kuçovë, Fier e Ballsh
  • Shitja e naftës të huajve ka bërë që qeveria të mos ketë informacion të saktë se çbëhet me naftën
  • Në Shqipëri nxirret rreth 1 milion ton në vit
  • Nafta jonë bruto është naftë e kripur ku përqindja e squfurit  shkon deri në 6%
  • Sa e madhe të jetë % e squfurit aq më e lirë është nafta
  • Çdo qeveritar duhet të dijë se nafta nuk është një mall, që ngel stok cilado qoftë cilësia e saj
  • Rafineritë kanë një veçori sa më i pandërprerë të jetë prodhimi më cilësor është ai
  • Nga viti 1978, deri në vitin 1993 uzina e Ballshit funskiononte dhe prodhonte sipas standarteve  ndërkombëtare
  • Në vitin 1993 Europa  filloi të ndryshojë standartet  për të ulur emetimin e squfurit dhe uzinës nuk ju bë përmirësim
  • Euro 6 u miratua në vitin 2014, ku Bashkimit europian iu deshën 20 vjet zhvillime teknologjike në këtë industri
  • Gjatë kësaj periudhe tranzicioni rafineritë e Kuçovës e para dhe pas saj u mbyllën dhe u demontuan
  • Në ditët e arta të saj uzina e Ballshit prodhonte (12 nënprodukte) Gazoilin  për automjete, Vajgurin e avionëve( TS1), Vajgurin për popullatën, Benzinën për automjetet dhe benzol për autovetura, gaz të lëngshëm, Solar jeshil dhe solar të zi, Koks nafte, Vajra të ndryshëm (  Ne i kemi njohur si SAE-30, SAE -40, vaj aftol 17, vaj hidraulik, vaj tranformatori, etj…
  • -Uzina e Ballshit prodhonte edhe  Squfur me cilësi 99.99% të pastër, që përdorej në industrinë kimike dhe të armatimeve

 Albert  Z. ZHOLI

Dje qytetarët protestuan mbi dy orë para Kryeministrisë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, kundër rritjes së çmimeve. Demonstruesit nga sheshi “Skënderbej”, marshuan drejt Kryeministrisë dhe më pas bllokuan kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” pranë Gjykatës së Lartë. Kjo revoltë e qytetarëve erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimit të produkteve ushqimore dhe hidrokarbureve si efekt i luftës në Ukrainë, por jo vetëm…Protestuesit në Tiranë marshuan drejt Kryeministrisë me banderolën “Boll na vodhët!”. Cili është realiteti i sotëm i naftës shqiptare? Sa naftë prodhohet në vend dhe sa përpunohet? Për këto do flasë Dr. Mici në këtë intervistë…

 Në një situatë të tillë ku çmimi i naftës rritet në mënyrë galopante, populli do një informacion më të plotë. Sa naftë prodhohet aktualisht në Shqipëri dhe çfarë përmajtjesh ka nafta jonë?

Duke folur për çmimin duhet të theksoj se tek  faqja zyrtare e AKBN është deri në vitin 2019 dhe të dhënat e prodhimit të naftës janë si të tabelës së mëposhtme.

Nga një burim tjetër rezultojnë të dhënat për vitin 2020 i cili i ndarë sipas kompanive jepet në tabelën e mëposhtme.

Programi i transparencës së qeverisë  mungon totalisht. Por në dijeninë time ky prodhim vërtitet tek 850 mijë ton në vit. Cilësia e naftës matet me dy karakteristika të lexueshme:

  • Nafta bruto e lehtë ose e bardhë ku mbizotërojnë nënproduktet e lehta si gazra kryesisht butan, propan që në zhargonin tregëtar ne i njohim si gaz i lëngshëm ose LPG, Benzinat  dhe gazoilet pesha specifike e të cilave është mbi 60% për çdo ton naftë. Nëse nafta bruto nuk kap këto karakteristika ajo quhet naftë e zezë apo e rëndë ku predominojnë bitumet, asfaltenet, rëshinat dhe vajrat. Nga pikpamja cilësore nafta e lehtë dhe e bardhë është ajo që është më e kushtueshme, pra ka një çmim më të lartë.
  • Nafta e ëmbël ose e kripur, e cila i referohet prezencës së squfurit në naftën bruto. Nafta pa squfur ose nën limitin 0.37% është naftë e ëmbël, dhe mbi këto nivele është naftë e kripur. Nafta jonë bruto është naftë e kripur ku përqindja e squfurit shkon deri në 6%. Sa më e madhe të jetë $ e squfurit aq më e lirë është nafta.

Për të matur cilësinë e naftës përdoret treguesi API, icili tregon shkallën ose vlerën cilësore dhe që lidh çmimin me cilësinë. Në bazë të kësaj formule të thjeshtë, e cila bazohet në densitetin e naftës bruto në temperatureën 15 gradë rezulton grada API. Kjo gradë API është e ndryshme për çdo VB në të gjithë botën. Por për të standartizuar naftën bruto përdoren standarte, të cilat ne i njohim për Europën si çmimi Brent, në SHBA si çmimi sipas ËTI, në Opec si çmimi i Opekut, nafta nigeriane etj, etj. Standarti Brent( çmimi I i vendosur në  vb në detin e veriut) parashikon që nafta duhet te jetë  me këtë çmim në shitje nëse grada API e saj është 38.06. Standartet ndryshojnë nga njëri tjetri edhe në gradën API, psh nafta e SHBA-s  që matet me ËTI e ka shkallën e saj (ËTI Çmimi është vendosur  në Cushing, Oklahoma) për 41.4 gradë API dhe përmbajtja squfurit nën 0.4%. Kjo shpjegon se midis këtyre dy standarteve ka ndryshime të lehta në çmim. Në përgjithjësi  sa më e ulët të jetë grada API aq më i vogël është çmimi. Shkalla e ndryshimit ka edhe elemente të tjerë, si kontratat future apo forëard apo edhe përbërjen e nënprodukteve që evidentohen në secilën naftë. Ky raport i drejtë çmim – gradë shkon nga 0.1-1,5% për çdo gradë API rënie. Në një ankand të Albpetrolit për shitjen e naftës së vet ky tregues rezultonte rreth 75% e çmimit brent. Kjo rënie me 25% nënkupton se cilësia jonë është rreth 25 gradë API më pak pra rreth 10-15gradë API.

Si përpunohej nafta në Shqipëri dhe çfarë nxirrej nga përpunimi dhe a ishte konkuruese kjo naftë në tregun botëror nga cilësia?

E para do kuptuar se nafta nuk është një mall, që ngel stok cilado qoftë cilësia e saj. Pra në këtë sens termi konkurencë për naftë brut nuk egziston. Nafta përsëri çan çdo lloj bllokade. Ajo konkuron me cilësi dhe çmim. Lidhjet cilësi-çmim kanë të bëjnë jo vetëm me përbërjen e saj, por edhe me teknologjinë për prodhimin e nënprodukteve të saj. Ndryshe është një teknologji për naftat e rënda dhe me squfur dhe ndryshe për një tjetër të lehtë dhe pa squfur. Pra në këtë aspekt përmbajtja lidhet me sasinë e produkteve përfundimtare dhe kostot e prodhimit të tyre. Cilësia normalisht është e standartizuar. Në Uzinën  KPTHN, e cila kryente përpunimin e thellë, e cila nënkuptonte trajtimin e mëtejshmëm të nënprodukteve të rënda apo të zeza  arrihej të shtohej sasia e nënprodukteve të bardha duke arritur rrezen deri në 49% për çdo tonë naftë bruto të futur në përpunim. Në kushte normale KPTHN kishte humbje teknologjike 3.2%. Ndërsa Rafineria e Fierit 0.5%. Këto ishin në kushte e shfrytëzimit normal dhe kapaciteteve normale. Rafineritë kanë një veçori sa më i pandërprerë të jetë prodhimi më cilësor është ai. Së më shumë të ndërpritet  procesi i prodhimit, standartet nuk arrihen. Këto ndërprerje ndodhin për shkak të avarive apo edhe të ndërprerjes së energjisë elektrike. Përsa i përket standarteve duhet të theksoj, se KPTH është ndërtuar dhe vënë në funksion në vitin 1978, duke plotësuar çdo standart për çdo nënprodukt dhe uzina e vajrave pjesë e tij në vitet 80 po çdo standart. Me kalimin e kohës deri në vitin 1993 uzina funskiononte dhe prodhonte sipas standarteve  ndërkombëtare. Në vitin 1993 Europa  filloi të ndryshojë standartet për të ulur emetimin e squfurit, CO dhe CO2 në nënproduktet e saj, e cila u reflektua në teknologjinë e prodhimit të mjeteve dhe ndalimin e emetimit të gazrave të dëmshëm në atmosfere ku rol kishin H2S , CO dhe CO2. Sigurisht kjo direktivë ishte hapi i parë për ndryshimet teknologjike në fushën e përpunimit, ku ne prodhonim Gazoilin D42, që nënkuptonte standartin Diezel 2 me densitet 0.84-0.845 në temperaturë 20o C. Me temperaturë 15OC që përdoret sot kjo shkon në densitet 0.841-0.845 kg/litër. Përmbajtja e squfurit ishte deri 2000PPM ose 2%. Në këtë vit Bashkimi Europian uli normat e emetimit  nga 2% në 0.5% duke arritur në Euro 6 në 0.1% dhe uljen e emetimeve të karbonit. Për të arritur tek Euro 6, e cila u miratua në vitin 2014 Bashkimit europian iu deshën 20 vjet zhvillime teknologjike në këtë industri, e cila për fat të keq nuk u zhvillua në Rafineritë tona. Gjatë kësaj periudhe tranzicioni dy rafineri, të cilat punonin kryesisht për të prodhuar bitum, u mbyllën dhe u demontuan. Këto ishin rafineritë e Kuçovës e para dhe pas saj ajo e Cërrikut.

Ky ndryshim preku edhe  koksin e naftës që prodhohej në KPTHN Ballsh dhe benzinën normale. Koksi prodhohej me 3% squfur ( Europa e kërkontente nën 1% squfur) dhe Benzina nuk mund të përdorej pasi automjetet përdornin benzolin icili duhet të ishte 95 oktan dhe ndotje minimale, ndërsa Uzina arrinte deri në 75 oktan. Prandaj nga pamundësia e për ta përdorur ajo lihej në formën e saj bazë si benzinë e papastër me termin e njohur nga të gjithë Vergjin nafta. Kjo eksportohej. Në vitet e para passi doli euro 1 dhe euro 2, nisur nga vjetërsia e mjeteve në shqipëri KPTHN  vazhdonte të ishte kompetitive në tregun e brëndshëm për faktin se struktura e mjeteve të transportit në qarkullim ishte pothuajse totalisht para vitit 1998, gjë që nuk përbënte ndonjë problem në lidhje me aktivitenin apo ndikimin në gjëndjen motorike të mjeteve, por vetëm në mjedis. Privatizimi i shoqërisë u bë për të mundësuar pikërisht në mënyrë të veçantë rinovimin teknologjik të saj duke marrë parasysh bërjen e saj kompetitive dhe duke prodhuar gasoil D1 ose euro 4 dhe njëkohësisht për prodhimin e benzolit apo benzinës 95 oktanëshe. Ashtu siç vajti privatizimi këto investime s’u bënë kurrë dhe për pasojë, nga ky moment çdo përpunim, që bëhej në uzinë ishte një prodhim jashtë standartit dhe rregullave të BE-s që vëndi ynë kishte miratuar.

Sa nënprodukte nxjer nafta brut dhe përse përdoreshin në Shqipëri. Po në botë përse shërbejnë nën produktet e naftës në industry dhe në cilën industri?

Nga përpunimi i naftës dalin me dhjetra në mos qindra nënprodukte, të cilat  lidhen me faza apo procese, që tejkalojnë kufirin e thjesht rafinerive. Nënproduktet e rafinerive shërbejnë si lëndë e parë apo ndihmëse në çdo process prodhimi apo përpunimi të mëtejshëm. Sot në botë rreth 62-65 e nënprodukteve të naftës përdoren në transport. Pjesa tjetër shkon në prodhime  të tjera me teknologji tjetër dhe prodhim energjie. Në Shqipëri ka pasur 4 Rafineri shtetërore  dhe ka disa impiante private sot që prodhojnë nga përpunimi i naftës brut produkte bazë.  Nga katër Rafineritë tre prej tyre kishin destinacion pas vënies në punë të kombinatit të Ballshit prodhimin e biturmit dhe  mazutit. Prodhonin edhe lëndë djegëse, e cila ishte një përzierje e gazoilit me benzinën e papastër, që përdorej në kaldaja dhe furra si proces teknologjik. Një pjesë e kësaj lënde djegëse nga Rafineria e Fierit përdorej si hollues për  shtresën për të lehtësuar nxjerrjen e naftave të rënda në fushën e – Patosit ( bëhet edhe sot). Bitumi përdorej për asfaltimet, ndërtim dhe eksport. Eksporti bitumit arrinte deri në Kinë. Kishte dy impiante bitumi që merreshin me eksportin një në Durrës dhe një në Vlorë. Një impiant eksporti është ende në Prenjas. Solari dhe Mazuti përdoreshin nga TECI i Fierit, Ballshit, Cërrikut dhe Kuçovës për prodhim energjie. Në kohën e pikut të prodhimit të energjisë konsumi arrinte në Fier rreth 1000 Ton mazut në ditë duke gjeneruar rreth 100-110 mijë  MGË energji elektrike.

Në ditët e arta të saj KPTHN prodhonte Gazoilin  për automjete, Vajgurin e avionëve( TS1) Vajgurin për popullatën, Benzinën për automjetet dhe benzol për autovetura, gaz te lëngshëm, Solar jeshil dhe solar të zi, Koks nafte, Vajra të ndryshëm. Ne i kemi njohur si SAE-30, SAE -40, vaj aftol 17, vaj hidraulik, vaj tranformatori. Me teknologjinë, që kishte mund të prodhohej çdo lloj vaji, pas kombinimit të tre vajrave bazë + aditivët mund të prodhohej gjithë gama e vajrave që janë në qarkullim. Cilësia nuk diskutohej. Prodhonte edhe Squfur me cilësi 99.99% të pastër që përdorej në industrinë kimike dhe të armatimeve. Edhe në kohën e demokracisë prodhimi i Rafinerisë vijoi, por rënia në demokraci e prodhimit të naftës brut dhe mos ndjekja e rekomandimeve për zhvillimin teknologjik të tyre domsdo uli cilësinë e nënprodukteve të tilla si gasoil, benzin dhe koksi. Ato s’mund të ishin burim eksporti. Ndërkohë që rënia e përpunimit nën kapacitet u shoqëruar me rrije të normativave të harxhimit të lëndës së parë, materialeve të tilla si, ujë, avull, energji elektrike, sodë, kripë, acide të ndryshme dhe materiale të tjera për njësi prodhimi duke ulur edhe cilësinë e tyre. Pavarësisht kësaj  rritja e prodhimit të çimentos në vitet 2000 kishte kërkesa të larta për koks. Përpos gjithë këtyre në gusht të vitit 2003 ARMO mbuloi 49% të tregut duke shitur mbi 19 milion litra gazoil. Ndërkohë që mesatarja vjetore lëviste nga 19-25% të tregut shqiptar. Bitumi shqiptar i Rafinerisë së Fierit është mjaft i kërkuar për cilësinë e tij dhe tashmë ajo është në duar të dy kompanive shqiptare pa ndonjë transparencë publike dhe në kushtet e një absurditeti qeveritar.

-Nesër do lexoni:

– Nëse do i bëhej një rikonstruksion me pak lekë se sa u shit uzina e Ballshit mund të prodhonte Euro 5

– Kanadaja nga rërat bituminoze po nxjerr karburant cilësor, dhe jo më nga nafta bruto

– Problemi është se asnjë qeveri shqiptare nuk i ka parë direktivat europiane në këtë sy të prodhimit dhe fitimit

-Qeveritë shqiptare kanë menduar që dhe domaten ta importojmë

– Uzina me kapacitet 1 milion tonë naftë do të thotë për 250[1] ditë punë efektive të përpunojë 4000 ton në ditë naftë bruto

Ditët e tjera janë sherbime dhe remonte për mirëmbajtje