Mungesa e fondeve lë pacientët në mëshirë të fatit. Prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave

711
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj thotë se prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh. Në një postim në rrjetet sociale Xhaferraj ngre pyetjen se si mund të kurohen pacientët pa pasur analizat. Sipas Xhaferrajt, qeveria është fokusuar tek koncertet madhështore dhe ka lënë spitalet në gjendje të mjeruar. Ka marrë fund gjithçka. ishin fjalët e një prej anëtarëve të stafit të përkushtuar të Spitalit Rajonal të Durrësit. Prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh. Si mund të kurohen pacientët pa pasur analizat si bazë? Pacientët, të cilët përveç ilaçeve tani janë të detyruar të kryejnë edhe analizat më bazike privatisht, do të rimbursohen për këtë mosfunksionim? Qeveria e fokusuar tek koncertet madhështore, ka lënë spitalet në gjendje të mjeruar. Skizma ndërmjet prioriteteve të Rilindjes dhe nevojave të qytetarëve sa vjen e thellohet, me kosto në rritje vetëm për këto të fundit.’- shkruan Xhaferraj.