Ministrja Ekonomi merr pjesë në Panairin “Blej Shqip” në Prishtinë

746
Sigal

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik,
Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi do të marrë pjesë në panairin “Blej Shqip” që do
zhvillohet në Prishtinë nga data 27-29 Nëntor 2016.

Eshtë bërë traditë tashmë që ky panair me
produkte tërësisht shqiptare, të zhvillohet në Prishtinë në ditët e Festës së
Flamurit.

Panairi “Blej Shqip” do të jetë i hapur nga 27-28-29
Nëntor. Çdo vit ky aktivitet tërheq gjithnjë e më shumë kompani shqiptare që
ekspozojnë produktet e tyre në një atmosferë festive. Këtë vit më shumë se 50
kompani shqiptare do të jenë të pranishme.

Ministrja Ekonomi do të zhvillojë fillimisht një takim me
Ministren e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës znj Hykmete
Bajrami dhe më pas do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit në
Sheshin Nënë Tereza.

Ftojmë gazetarët të mbulojnë këtë aktivitet.




Më poshtë gjeni dhe axhenden e eventit ‘Blej Shqip’ në
Prishtinë.

 

Data:  27 Nëntor




Ora 09:30      Ministrja 
e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipermarrjes te Republikes
se Shqiperise,  Znj. 
Milva Ekonomi takim me Ministren e Tregtise dhe
Industrise te Republikes se Kosoves, Znj. Hykmete Bajrami, ne Ministrine e
Tregtise dhe Industrise, Prishtine




Ora  10:00      Ceremonia
e hapjes se Panairit “Blej Shqip” 2016, ne sheshin “Nene Tereza”




Ora  11:30      Dreke me
organizatoret e eventit, organizuar nga Komuna e Prishtines




Ora  21:00      Mbyllja e
Panairit




Data:  28 Nentor




Ora  08:00    Hapja e Panairit

Ora  20:00    Koncert Festiv per
festen e Flamurit ne sheshin “Nene Tereza”

Ora  21:00    Mbyllja
e Panairit




Data:  29 Nentor

Ora  08:00   Hapja e Panairit

Ora  21:00   Mbyllja
e Panairit