Ministri i Financave, Ahmetaj: Rikthimi i rritjes ekonomike mundësoi shpërblimet për pensionistët

863
Sigal

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj e ka konsideruar si vëmendje të qeverisë ndaj shtresave në nevojë, vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike me rastin e festave të fundvitit. Sipas tij rritja ekonomike mundësoi edhe shpërblimet për këto kategori.

 Në një status të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Ahmetaj shprehet se “Paketa e solidaritetit për festat e fundvitit, është një shprehje simbolike por kuptimplotë e vëmendjes së qeverisë ndaj shtresave më në nevojë. Shpërblim dhe mirënjohje për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, familjet e përmbytura, fermerët e dëmtuar, të cilët më shumë se kushdo, kanë ndjerë peshën e sakrificës së rimëkëmbjes ekonomike dhe reformave të vështira, por pikërisht për këtë arsye, ata më shumë se kushdo janë bërë mbështetje për këtë proces transformues të ekonomisë”, – shkruan Ahmetaj.
Sipas ministrit të Financave, “rikthimi i rritjes ekonomike dhe reformat kanë mundësi t’i shpërblejnë qytetarët. Nuk është ende mjaftueshëm, ndaj vitin e ardhshëm hedhim një tjetër hap para me rritjen e pagave dhe pensioneve!”, – përfundon Ahmetaj postimin e tij në “Facebook”.