MF: Që prej 2007 tregu i kasave fiskale nuk është as monopol as oligopol

680
TIRANË- Ministria e Financave ka reaguar sot pas akuzave të një dite më parë nga Konfindustria se tregu i kasave fiskale është kthyer në oligopol. Që nga 2007 ka pushuar së ekzistuari oligopoli dhe monopoli në furnizimin dhe mirëmbajtjen e kasave fiskale.- thekson Ministria në reagimin e saj duke hedhur kështu poshtë deklaratat.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave Institucioni i Financave sqaron procedurat e aplikimit : “Për karakteristikat teknike e funksionale të pajisjeve fiskale, sistemit të integruar të kompjuterizuar për transferimet periodike, automatike, të deklarimeve financiare, sistemit të komunikimit, për procedurën e dokumentacionin për miratimin e tyre dhe për kriteret për pajisjen, me autorizim, të shoqërive të autorizuara për ofrimin e pajisjeve fiskale” e ka të liberalizuar tregun e shitjes dhe mirëmbajtjes së pajisjeve fiskale.
Ja çfarë shkruan ministria në njoftimin e saj
Konkretisht, në Sesionin II të këtij vendimi, “Procedura e aplikimit dhe e autorizimit të shoqërive të autorizuara” është përcaktuar se: “çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose i huaj, i organizuar si shoqëri aksionare, që kërkon të pajiset me autorizimin “Shoqëri e autorizuar” për furnizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale, duhet të paraqesë pranë Ministrisë së Financave:
a) Kërkesën me shkrim për konkurim për marrjen e autorizimit si “shoqëri e autorizuar”; 
b) Deklaratën e plotësimit të të gjitha kërkesave ligjore të karakteristikave dhe funksionaliteteve për pajisjet, të cilat do të tregtohen nga kjo shoqëri; 
c) Aktin e themelimit të shoqërisë dhe statutin e shoqërisë; 
ç) Vendimin për regjistrimin si person juridik; 
d) Ekstrakt të regjistrit tregtar të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit; 
dh) Dokumentet për kapacitetet organizative dhe administrative, si më poshtë vijon: 
i) Deklaratë për fuqinë mesatare punëtore dhe për numrin e stafit drejtues deri në 3 (tri) vitet e fundit; 
ii) Deklaratë për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo që mund t’i vihen në dispozicion operatorit ekonomik. 
e) Listën e veprimtarive në bazë të të cilave ushtron veprimtarinë. Aplikuesi ose, nëse është bashkim operatorësh, të paktën anëtari kryesues, duhet të ketë përvojë në fushën e teknologjisë, të paktën në 3 (tri) vitet e fundit të veprimtarisë së tij, për të cilën paraqet listën e sipërpërmendur. 
ë) Pasqyrat financiare të audituara, të certifikuara nga ekspert (ë) kontabël, për 3 (tri) vitet e plota financiare të fundit, aty ku është e mundur, përfshirë bilancet e konsoliduara, pasqyrat e të ardhurave, pasqyrat e qarkullimit të parasë dhe shënimet shoqëruese për aksionarët e tij ose nëse aplikuesi është një bashkim shoqërish, për të gjithë aksionarët e anëtarëve të tij. 
f) Qarkullimin vjetor për 3 (tri) vitet e fundit në total, i cili nuk duhet të jetë më i vogël se 10 milionë euro ose ekuivalente; 
g) Burimet e financimit të projektit; gj) Vetëdeklarimin nga aksionarët e tij dhe anëtarët e organeve drejtuese, që vërteton se nuk është në ndjekje penale, si dhe: 
i) një dokument që vërteton se aplikanti nuk është në proces falimentimi, lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, jo më parë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës; 
ii) një dokument që vërteton se aplikanti i ka plotësuar detyrimet fiskale, lëshuar nga administrata tatimore, jo më parë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës; 
iii) një dokument që vërteton se aplikanti i ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore, lëshuar nga administrata tatimore, jo më parë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës. 
Personat juridikë të huaj, që aplikojnë për të marrë autorizimin si “Shoqëri e autorizuar”, duhet të paraqesin dokumentet ekuivalente me ato të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, në varësi të legjislacionit të vendit ku personi i huaj është regjistruar. 
Aplikanti duhet t’i bashkëlidhë dosjes së aplikimit mandat arkëtimin e pagesës së tarifës së shërbimit, në shumën 200 000 (dyqind mijë) lekë, në llogarinë e Ministrisë së Financave.
Dokumentet dorëzohen në protokollin e Ministrisë së Financave. Aplikantit i kthehen ato për plotësim, në qoftë se mungon qoftë edhe një nga dokumentet e sipërpërmendura. 
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në gjuhën shqipe, në origjinal ose të njehsuara me origjinalin. 
Sigal