Mbyllen bizneset vendase dhe të huaja në Shqipëri

691
Gjatë muajve të fundit biznese të ndryshme kanë hasur probleme të shumta në vendin tonë, duke bërë që pronarët të kërkojnë për zgjidhje të problemit ose në të kundërt të arrijnë deri në mbylljen e bizneseve. Ky problem ka rezultuar më tepër shqetësues për kompanitë e huaja si “F.P.M sh.p.k.” apo “Glaxo Smith Klinë” qw nuk po arrijnë të përshtaten me rregullat e reja tw tregut shqiptar. Gjithashtu shkak tjetër janë edhe politikat e këqija fiskale, në mungesën e subvencioneve, në normat e larta të interesit bankar të cilat janë edhe më të shtrenjta, konkurrenca jo e drejtë e shumë arsye të tjera. Por kohët e fundit pronarët po ankohen edhe për disa çështje të tjera të cilat përfshijnë energjinë elektrike dhe korrupsionin. Ata shprehen disi të shqetësuar për shtrenjtimin e energjisë elektrike sepse kjo bën që ata të jenë më të rezervuar në punën e tyre dhe të kenë më shumë humbje. Ndërsa korrupsioni ishte shqetësues për punonjësit e bizneseve.

 “Jo të gjithë trajtohemi si të barabartë. Çdonjëri mundohet të përfitojë për veten e tij, dhe jo të përpiqet për mbarëvajtjen e biznesit”. Ishin këto fjalët plot mllef të një prej shitësve të një kompanie në qytetin e Tiranës që zhvillon dhe prodhon produkte për kompanitë e tjera të ndërtimit, kryesisht për përdoruesit profesionistë. Po jo e gjithë çështja shtrohet vetëm në mbylljen e bizneseve sepse pasojat janë tepër shqetësuese. Ato lidhen në këtë mënyrë me rritjen e numrit të papunësisë. Me qindra apo mijëra punëtorë mbeten të pa punë dhe nga kjo rrjedh që shumë familje të vuajnë papunësinë dhe të luftojnë me mënyra të rëndomta për bukën e gojës. Nga kjo më pas vjen shtimi i kriminalitetit dhe varfëria e popullsisë duke bërë që vendi të mos përparojë ashtu siç duhet.
Sigal