Kursi i këmbimit/ Vazhdojnë luhatjet e valutave kryesore. Dobësohet Dollari amerikan ndërsa monedha europiane forcohet sërish

349
Sigal

Monedha europiane ka vijuar edhe këtë të enjte të forcohet teksa është blerë këtë mëngjes me 123.8 lekë dhe është shitur me 124.4 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq Dollari amerikan ka ndërmarrë një kurbë tjetër pasi ka humbur 0.4 pikë në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 104.6 lekë dhe duke u shitur me 105.6 lekë.

Paundi britanik ndërkaq ka regjistruar vlera konstante dhe të qëndrueshme në raport me rënien e vazhdueshme për gjatë tërë kësaj jave duke u blerë sot sërish me 135.6 lekë dhe duke u shitur me 137 lekë sikurse dje.

Franga zvicerane, referuar të dhënave të tregut valutor vendas, ka fituar ditën e sotme 0.3 pikë krahasuar me ditën e mërkurë duke u blerë me 114.2 lekë dhe duke u shitur me 115.2 lekë.SCAN