Kursi i këmbimit/ Leku fiton pikë ndaj euros, zhvlerësohet ndaj dollarit

414
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën Leku forcoi pozitat ndaj euros dhe humbi terren në raport me monedhën e gjelbër amerikane, dollarin.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari këmbehet me 105.51 lekë ose 0.34 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa euro u zhvlerësua me 0.11 lekë dhe këmbehet në kuotën e 123.88 lekëve.
Në pozita të kundërta këmbehen sot me lekun edhe paundi britanik e franga zvicerane.
Monedha britanike u zhvlerësua me 0.08 lekë dhe këmbehet me 134.98 lekë ndërsa franga zvicerane u ngjit në kuotën e 115.15 lekëve ose 0.17 lekë më shumë se një ditë më parë.
Sigal