Kursi i këmbimit/ Dollari fiton pikë ndaj Lekut, Euro zhvlerësohet lehtë

292
Në tregun e këmbimit valutor vendas,dollari amerikan fitoi pikë, ndërsa euro u zhvlerësua në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër këmbehet sot me 105.09 lekë ose 0.33 lekë më shumë se në fillimjavë. Ndërsa euro u zhvlerësua me 0.09 lekë dhe këmbehet me 124.01 lekë.
Paundi britanik këmbehet sot me 137.32 lekë ose 2 lekë më pak se një ditë më parë dhe franga zvicerane humbi terren ndaj monedhës vendase me 0.76 lekë, duke u kuotuar të martën në vlerën  114.35 lekë.
Sigal