Kriza/ Mbaron shkëlqimi i eksporteve dhe investimeve në vend

685
Sigal

Eksportet dhe investimet e huaja direkte, dy furnizuesit më të rëndësishëm të vendit me flukse monetare nga jashtë po përkeqësohen.Teksa ekonomia shqiptare pritet të vijë në rritje në vitet në vijim më së paku 3.5%, investimet e huaja direkte dhe eksportet nuk po mund të ndjekin ritmin e rritjes ekonomike, madje përkundrazi.Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s vlerëson se investimet në ekonominë shqiptare nga 24.1 për qind e PBB-së në vitin 2018 do të zbresin në 19.9 për qind në vitin 2023.Gjithashtu eksportet gjatë vitit 2019 shënuan rënie me 3.7 për qind, teksa eksportuesit kryesore në vend kanë lajmëruar vështirësi edhe për vitin 2020.

Investimet në raport me PBB-në do të vijnë në ulje, por në vlerë neto parashikohet rritje. Ritmet e rritjes pritet të jenë më rënie, nga më shumë se 4% para vitit 2019 në vetëm 0.5 % në pesë vitet në vijim.S&P analizon se efektin më të madh në rënien e investimeve do ta japë përfundimi i punimeve në gazsjellësin TAP.Agjencia e Vlerësimit vlerëson se në Shqipëri ka një numër të kufizuar projektesh ku mund të investohet, ndërsa ngadalësimi i ekonomisë në Greqi dhe Itali nuk e ndikon për mirë flukset e investimeve në Shqipëri.Për të ruajtur qëndrueshmëri në investime rekomandohet një përmirësim i klimës së biznesit.Investimet krijojnë tregje të reja pune, mundësi biznesi dhe rrisin konkurrencën. Por ato janë bërë edhe më kritike se kurrë, për arsye të reduktimit të pritshëm të 2 projekteve të mëdha: TAP dhe Devoll si dhe pasojave të tërmetit.Presidenti i AmCham, Enea Jaco Në punimet e Forumit Ekonomik të Tiranës pak ditë më parë tha së është e rëndësishme që të analizohet se sa e aftë është Shqipëria për të tërhequr investitorë të huaj.Investitori tipik i interesuar për Ballkanin, merr një vendim se në cilin nga vendet duhet të vendoset për të mbuluar rajonin. Vendi në të cilin ai vendoset, merr dhe pjesën kryesore të investimit. Nëse shohim renditjen krahasuar me vendet e rajonit:  Shqipëria është e 82-ta në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjës, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet i 50-ti, Kosova e 57-ta, Serbia në vendin e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Pra, është Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Këtu ne dështojmë”, tha presidenti i AmCham.Duke ngritur këtë shqetësim, Jaço tha se është shumë e rëndësishme që pas reformës në drejtësi, Shqipëria duhet të hedhë një tjetër hap të domosdoshëm: reforma për investimet.