Kriptovaluta / Bitcoin tani vlen më shumë se 20.000 dollarë

373
Sigal

Vlera e bitcoin arriti shifrën e 20.000 dollarëve, për herë të parë në histori, për shkak të rritjes së kërkesës midis investitorëve institucionalë për monedhën digjitale. Monedha virtuale më e vlefshme në botë tregtohet për rreth 20,600 dollarë, që është një rritje çmimi prej 5.6 për qind, sipas të dhënave të tregut të kompanisë Coin Metrics, duke rritur rritjen totale të vlerës së saj nga fillimi i vitit në më shumë se 180 për qind.

Analistët thonë se ngritja e fundit e çmimeve u inkurajua nga investitorë të mëdhenj si Paul Tudor Jones dhe Stanley Drakenmiller, të cilët “zhvendosën” fondet e tyre në monedhën digjitale dhe kompanitë e teknologjisë si Square dhe Micro Strategists gjithashtu u përqendruan në blerjen e bitcoin.

Vlera më e fundit rekord e bitcoin u kujtoi shumë vëzhguesve të tregut rritjen e saj të madhe nga viti 2017, kur iu afrua çmimit prej gati 20.000 dollarësh, e ndjekur nga një rënie e pjerrët vitin e ardhshëm në nivelin e afërsisht 3.000 dollarë amerikanë.

Ndërkohë edhe PayPal ka hyrë në tregun e kriptovalutave, duke njoftuar se klientët e tij do të jenë në gjendje të blejnë dhe shesin Bitcoin dhe monedha të tjera virtuale duke përdorur llogaritë e tyre PayPal. Konsumatorët e PayPal mund të përdorin kriptomonedhat për të blerë nga 26 milion shitës që pranojnë PayPal, duke filluar nga muaji i parë i vitit të ardhshëm tha kompania.

Kriptomonedhat kanë vlerë që luhatet dhe për këtë arsye kanë qenë më tërheqëse për spekulatorë dhe më pak për tregtarët dhe dyqanet. Transaksionet kanë qenë më të ngadalta dhe më të kushtueshme sesa sistemeve të tjera. Kriptovalutat e tjera që do të shtohen së pari do të jenë Ethereum, Litecoin dhe Bitcoin Cash. Të gjithë mund të ruhen direkt brenda portofolit digjital PayPal. Shumë banka qendrore në mbarë botën kanë shprehur qëllimet e tyre për të ndërtuar versione digjitale të kriptomonedhave në vitet në vijim. PayPal tha se po synonte “të rrisë kuptimin e konsumatorit dhe adoptimin e kriptovalutës”. “Si pjesë e kësaj oferte, PayPal do t’u sigurojë mbajtësve të llogarive me përmbajtje edukative për t’i ndihmuar ata të kuptojnë ekosistemin e kriptomonedhës”, tha kompania.

Kujtojmë se suksesi që qëndron pas kriptovalutave është sistemi i decentralizuar në të cilin ato bazohen dhe krijohen, i njohur ndryshe me emrin blockchain. Kjo teknologji ka mundësuar krijimin e një fushe të re, mjaft të gjerë të inovacionit të shërbimeve e produkteve financiare. Edhe në Shqipëri, aktualisht teknologjia blockhain njihet edhe ligjërisht si teknologjia e regjistrave të shpërndarë, por aplikimi i saj në tregjet financiare nuk ka nisur akoma.