Koncesionari 105 mln euro i laboratorëve, shpërblehet edhe me 1 mln USD pa garë

294
Sigal

 

Një nga koncesionet më të debatuar, edhe në radhët e vetë mjekëve, ka qenë laboratorët mjekësorë në spitalet shtetërore. Një koncesion me afat 10 vjeçar, nga e cila kompania fituese do të marrë plot 105 milionë euro. “Pegasus” me një investim të vogël do të marrë në dorë një shumë të majme. Ambientet janë të ngritura, brenda spitaleve shtetërorë.
Madje, edhe stafi apo benefitet e tjera. Dhe, fituesi do të merret me bilancet dhe me marrjen e epruvetave dhe kiteve. Por, nuk mbarojnë me kaq përfitimet e kësaj firme.

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka zhvilluar një tender me një vlerë plot 1 milionë euro.Në këto.dokumente thuhet se janë tenderuar 4 lote, me objekt blerje kite reagente, serume AB0 dhe reagentë të tjerë të nevojshëm për 12 muaj.Loti 1 kishte si objekt reagentë dhe aksesorë të të nevojshëm për testimin në laboratorim e agjentëve infektiv. Fondi, limit plot 88,059,000 lekë, me TVSH rreth 1 milionë USD sipas boldnews.

Në këtë tender kanë marrë pjesë dy firma, po e dyta ka qenë sa për numër. “Pegasus” ka ofruar 87 089 000 lekë. Pra, shumë afër fondit limit të akorduar nga Qendra e Ttansfuzionit Kombëtar të Gjakut.

Firma e dytë që mori pjesë formalisht në garë ishte “Gen – Alb”, e cila nuk bëri ofertë ekonomike. Pra, mori pjesë për ta bërë sa më të ligjshme procesin, i cili në fakt duket totalisht i paracaktuar.

Dhe, me këtë “dorë”, koncesionari i Laboratorëve vijon të mbushë arkat në kurriz të shqiptarëve të varfër.