Kaos dhe paqartësi në skanimin e mallrave

799
Që nga dita e hënë është vënë në zbatim rregulli i ri doganor për skanimin e mallrave që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria. Ditën e djeshme është parë të skanohej nje kamion fruta-perimesh me anë të rrezeve X. Problemi në këtë rast qëndron në faktin se rrezet X janë tepër të dëmshme si për njeriun ashtu edhe për çdo gjë tjetër. Pra kjo do të thotë se me aplikimin e këtyre rrezeve shëndeti ynë është në rrezik. Ky është shqetësimi që ka shprehur një qytetar për gazetën “Telegraf”. “Ky vend dhe drejtuesit e tij e kanë ndarë mendjen të na heqin qafe dhe të na bëjnë dëm në një mënyrë apo në një tjetër. Ata thonë se çdo rregull po e vënë për të mirën tonë dhe të vendit, por përkundrazi çdo gjë po shkon mbrapsh për të gjithë ne”, është shprehur qytetari B.K. Por ky nuk është i vetmi problem në lidhje me këtë çështje. Një kaos total po vihet re në portin e Durrësit. Skaneri i shtetit herë punon dhe herë jo. Koncesionari e ka tarifën 22 euro. Jo vetëm kaq, por duhet bërë skaner çdo kontenier, i cili duhet transferuar brenda portit, nga vendi i ngarkimit tek vendi i skanerit, gjë që qytetarët duhet ta bëjnë me shpezimet e veta (shto këtu dhe tarifen e vinçit). Kosto e vinçit dhe transferimit shkon 18 euro. Praktikisht thonë se atyre po u vihet gjobë 40 euro per kontenier. “Dhe ky vend kërkon që të rriten eksportet” thotë tepër i alarmuar një tjetër zotëri. Në qoftë se situata vazhdon kështu, në ato mjedise do të bëhet një kaos i vërtetë që nuk do prekë vetëm shëndetin e njerëzve por edhe ekonominë e tyre.
Sigal