Kaluan mallra kontrabandë, në pranga inspektori dhe një tregtar

731
Sigal

ELBASAN- Tregtari nga Elbasani i dha para inspektorit të antikontrabandës për të kaluar mallra kontrabandë, por u zbuluan nga policia. Ngjarja ka ndodhur në doganën e Kapshticës, por pas hetimit policia e Elbasanit ka vënë në pranga inspektorin Bashkim Prençi dhe tregtarin Pëllumb Murati. Pasi mori ryshfet nga tregtari, inspektori i antikontrabëndës ndikoi tek dy doganierët e turnit për të mos kontrolluar makinën në mënyrë që të kalonin mallrat kontrabandë në pikën e kalimit kufitar.
 
Ndërkaq, dy doganierët e Kapshticës Vasfi Toska dhe Hodo Cane të cilët nuk kontrolluan makinën e tregtarit po procedohen në gjendje të lirë.
 
Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.