Ja përparësitë dhe përfitimet që sjell e-Banking në Crendins Bank

1538
Internet banking përmbush shumë funksione në marrëdhënien midis bankës dhe klientelës së saj. Përveç prezantimit dhe njohjes së institutit bankar, iniciativave dhe produkteve të tij, ky lloj shërbimi ofron dhe përfitime të tjera si:
• Komoditet: ndryshe nga sportelet bankare, faqet e internetit të bankave nuk
mbyllen asnjëherë, ato janë të hapura 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Nuk
është e nevojshme të humbësh kohë duke pritur në rradhë, pasi bankat tani
janë vetëm një click larg.
• Kudondodhje: nëse ndodheni larg qytetit tuaj apo edhe jashtë shtetit, ju mund
të lidheni në çast me bankën dhe llogarinë tuaj, dhe të kujdeseni për financat
personale.
• Shpejtësi të transaksioneve: shpesh, llogaritë online realizojnë dhe konfirmojnë
transaksionet bankare më shpejt se sa automatet ATM .
• Efikasitet: ju mund të futeni dhe të administroni të gjitha llogaritë tuaja, përfshirë
këtu depozitat, fondet e pensionit, letrat me vlerë etj., dhe të gjitha këto nga
një faqe e vetme interneti.
• Efektshmëri: një pjesë e madhe e bankave ofrojnë në faqet e tyre të internetit,
instrumente të sofistikuara, alarme apo programe drejtuese për t’ju ndihmuar
të administroni të gjitha pasuritë tuaja në mënyrë më eficiente.
Një tjetër përparësi e internet banking është kontrolli dhe pakësimi i kostove. Mijëra klientë mund ta përdorin këtë shërbim njëkohësisht, pa ndihmën e arkëtarëve dhe të nëpunësve të bankës. Në këtë mënyrë, puna administrative reduktohet dhe bashkë me të edhe shpenzimet për letër, formularë apo shkresa të ndryshme, gjë e cila sjell një rritje të ndjeshme të marzhit të fitimit të bankës dhe për pasojë, edhe ulje të tarifave që bankat u aplikojnë klientëve të tyre. Një shërbim i tillë ka një rëndësi të veçantë për personat me aftësi të kufizuara, të cilët mund të futen vetë në llogaritë e tyre online dhe të kryejnë operacionet e dëshiruara drejtpërdrejt nga shtëpia e tyre, pa qenë e nevojshme të shkojnë fizikisht në bankë apo të ngarkojnë një person të tretë me administrimin e financave personale. Sporteli online nuk është thjesht një shërbim më shumë apo kursim kohe, për këtë kategori personash. Ai u garanton atyre diçka shumë të rëndësishme për ta, pasi u jep emancipim dhe u rikthen dinjitetin, duke i lejuar të veprojnë në mënyrë autonome dhe të ruajnë konfidencialitetin e tyre. (publikimi I bankes se shqiperise Bankat ne Epoken e Internetit) Per te inkurajuar rritjen e numrit te perdoruesve te ketij sherbimi, Credins bank ofron falas perdorimin e internet banking për të gjithë klientët e saj individë të cilët kanë një llogari rrjedhëse . Fale kesaj politike volumi i transaksioneve përmes internet banking në Credins Bank rritet me 49% në 2015 përkundrejt vitit 2014. Përdorimi i platformës online në Credins bank ka njohur një rritje të kënaqshme si në numër përdoruesish ashtu dhe në rritjen e numrit te transaksioneve. Credins online, është një platformë e lehtë në përdorim, dhe tepër e sigurt për individë dhe për kompani.
Sigal