Ja mallrat që nuk do konfiskohen nga Tatimet

669
Me nisjen e aksionit kundër informalitetit, në bizneset që nuk kanë qenë konform ligjit, u janë marrë mallrat. Por mes mallrave që sekuestrohen, inspektorët e tatimeve nuk mund t’ju marrin veshjet, ushqimet si dhe të ardhurat që ju nevojiten për të jetuar.
Nuk ju konfiskohen: 
-Veshjet, shtresat, mbulesat, mobiliet për aq sa ato janë të nevojshme për jetesën -Ushqimet dhe lëndët djegëse që i nevojiten debitorit dhe familjes së tij për tre muaj; -Letra, shkresa të familjes dhe librat profesionalë; -Librat, veglat muzikore, mjetet e artit që nevojiten për veprimtarinë shkencore -Deri 3 dynymë tokë, 2 kafshë për punimin e tokës, 1 lopë, 6 dele ose 6 dhi, fara për mbjelljet e ardhshme, si dhe ushqimi i këtyre kafshëve për 3 muaj për personat që jetojnë me punë bujqësore ose blegtorale -Ndihma që u jepet nënave me shumë fëmijë ose të vetme, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit ose familjare. Nuk mund të sekuestrohet më shumë se gjysma e shumës së pensionit -Nuk mund të konfiskohen frutat natyrore një muaj para se ato të piqen.
Sigal