INSTAT: Gjallërohen eksportet +4% në mars krahasuar me 2014-ën

651
TIRANE – Në muajin mars 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u rritur me 4% në krahasim me marsin 2014 dhe 20.5% në krahasim me shkurtin e këtij viti. Ndërkohë, në mars 2015 importet e mallrave arritën vlerën 44 mld lekë, duke u rritur me 3.9% në krahasim me marsin 2014 dhe 13.5% në krahasim me shkurtin 2015. Por, në këtë mënyrë, është rritur edhe deficiti tregtar i këtij muaji, që rezulton në masën 22 mld lekë, duke u rritur me 3.7% krahasuar me marsin 2014 dhe 7.2% në krahasim me shkurtin 2015.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 63.9% të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (35.1%), Kina (8.4%), Turqia (7.2%) dhe Greqia (6.7%).
Peshën më të madhe të eksporteve tona drejt vendeve të BE-së e zënë Italia me 68.6%, Greqia me 5.8% dhe Spanja me 5.3% të eksporteve gjithsej. Vendet e BE-së me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2014 janë: Britania, Austria dhe Gjermania.
Në mars 2015 importet nga vendet e BE-së janë rritur 6.3%, krahasuar me marsin 2014. Peshën më të madhe të importeve nga vendet e BE-së e zënë: Italia me 47.4%, Greqia me 13.2% dhe Gjermania me 11.2%.  
Sigal