Gjykata e Auditimit e Austrisë prezanton Raportin për KLSH

658
Sigal

 

Më datë 04 nëntor 2016, në sallën e Akademisë së Shkencave, Drejtori i Përgjithshëm i Gjykatës së Auditimit të Austrisë, z. Robert Sattler, në prani të përfaqësuesve të profesoratit, të shoqërisë civile, medias dhe audituesve të KLSH,  prezantoi Raportin “Peer Review (Rishikim mes Kolegëve)” për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ai vlerësoi pavarësinë e institucionit, të fituar duke zbatuar me përpikëri standardet ndërkombëtare të auditimit të jashtëm publik, ISSAI, si dhe ligjin e ri integral të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në nëntor 2014. Z. Sattler dha rekomandimet për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë së KLSH, ndërsa Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj, pasi falënderoi kolegët austriakë për ndihmesën me raportin objektiv dhe të detajuar, theksoi se rekomandimet e Gjykatës së Auditimit të Austrisë do të jenë një plan konkret pune për zbatim nga KLSH, i përfshirë natyrshëm në objektivat dhe masat për realizimin e strategjisë 2013-2017 të zhvillimit të institucionit.