FSHZH, harxhon 2.5 milionë euro për sheshin e Ballshit, ndërkohë 1200 naftëtarë kanë 3 vjet pa marrë rrogat

409
Sigal

2.5 milionë euro për shesh “pllakash guri”, ndërkohë 1200 naftëtarë 3 vite pa paga në Ballsh
Pazari që po realizon për klientët, duke përdorur FSHZH-në me Kryetar Bordi Erjon Braçen, nuk ka asnjë lidhje me varfërinë e banorëve të këtij qyteti të asfiksuar, të cilëve edhe “ARMO”-n që e kishin si të vetmen mundësi mbijetese, “babloku” ua shkatërroi në pazare 600 milionë Euro, evazion fiskal me Taçin e Berishës dhe Beson e tij.
Këtë fundjavë, në vend që kryeministri Rama, të mbante fjalën e dhënë para 4 ditësh, për likuidimin e pagave të 1200 naftëtarëve të Ballshit, ka firmosur tender për të ndërtuar pedonale në qytet dhe mjedis me stola, buzë rezervuarit në dalje të tij.
Në datën 7 gusht, FSHZH-ja ka njoftuar, se qeveria ka akorduar fondin 254 milionë, 315 mijë e 463 lekë pa TVSH, ose 2.5 milionë Euro me TVSH, për kthimin e qendrës së qytetit të Ballshit, në shesh me pllaka e beton.
Duket anormalitet, ky shpenzim i madh për shesh “pllakash guri”, në një qytet tejet të varfër; ku prej 2 vitesh e sidomos 2 muajt e fundit në protestë, 1200 naftëtarë të “ARMO-s” nuk i kërkuan Ramës ndërtim pedonale, por pagat, që u zhvati Besnik Sulaj dhe ortakët e tij rusë.
Mosdhënia pagave të naftëtarëve, dhe ndërprerja e pagës të luftës, duket qartazi se është pazar i përshpetjuar, për të mbushur thasët e ndonjë oligarku, që sipas zërave në Ballsh, thuhet se do ta marrë firma e ndërtimit e Besos së Tajvanit.
Për më tepër, që prej 4-5 muajsh situatë epidemie, në bashkinë Ballsh (qytet e zona), janë shtuar edhe afro 4000 persona të papunë, prej mbylljes së 930 bizneseve familjare, të vogla e të mesme.
Tenderin për pedonalen dhe stolat e Ballshit, Rama do ta bëjë në datën 7 shtator 2020, me fonde nga buxheti i shtetit; ndërsa data, muaji dhe viti, se kur do firmosë dhënien e pagave të naftëtarëve, nuk dihet.F