Evazioni/ 8200 biznese të shtetarëve, zhdukin 117 milionë dollarë në vit

852
Informaliteti ka përfshirë 60% të biznesit në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për ata që shesin banane e speca në rrugë, por për bizneset që kanë peshën kryesore në të ardhurat tatimore, pra bizneset “VIP”. Për të eleminuar informalitetin dhe evazionin fiskal, në datën 1 shtator 2015, shteti iu vërsul bizneseve për kontroll, duke bllokuar, gjobitur e sekuestruar ato biznese që nuk kishin kasa fiskale, deklarime reale të numrit të punonjësve, pagesat reale shoqërore e shëndetësore të punonjësve, deklarimin real të të ardhurave, fitimeve, blerjeve, eksport-importeve, shitjeve dhe shlyerjen e pagesave fiskale ndaj shtetit, deri tek gjobat mjedisore, shëndetësore, të energjisë e ujit. Si nisi dhe si po realizohet ky aksion?
Sulmi ka nisur ndaj kafeneve, kioskave dhe tezgave të rrugës
Sulmi për të luftuar informalitetin dhe evazionin fiskal ka nisur e po vazhdon deri sot, vetëm ndaj kafeneve me 2 e 3 tavolina dhe ndaj kioskave të gazetave, të cigareve, berberëve, qoftexhinjëve bizneseve të këtij niveli, deri edhe ndaj tezgave të rrugës. Ata po kontrollohen me “lente”, po sekuestrohen, po gjobiten, po bllokohen, po detyrohen të blejnë kasa fiskale, po u kontrollohet çdo qindarkë! Deri sot, sipas “bilancit” të këtij aksioni anti-evazion, rezulton se janë gjobitur 1190 biznese “kioska”” në Tiranë dhe 2340 në qaqe. Por nuk po rezulton asnjë gjobë, asnjë bllokim aktiviteti, asnjë detyrim për vendosje kase fiskale, asnjë kontroll zbatimi ligji tatimor, doganor e fiskal në bizneset e mëdha dhe në bizneset e shtetarëve. Ata që nuk janë shtetarë dhe pjesëtarë të familjeve të shtetarëve, po sulmohen, po detyrohen të zbatojnë ligjin. Deri tani janë bërë 1950 sekuestrime në Tiranë dhe 3870 në qarqe. Të 600 grupet e hedhura në sulm prej qeverisë, prek 4 ditësh po trokasin vetëm në “”qepenat” e bizneseve etë vogla. Ajo që nuk është bërë pjesë e këtij aksioni kundër informaliteti është biznesi i shtetarëve. Ata madje nuk po preken as për çlirimin e trotuareve. 
Fakti/ 8200 biznese të shtetarëve, zhdukin 117 milionë dollarë në vit 
Ka një skandal me pasojë krimi financiar që e ka epiqendrën në zyrat dhe klanet e njerëzve të shtetit dhe të lidhur me shtetin si familje, si miqësi, si krahinë, si rrjet nepotike, si ortakëri në biznese të lidhur me njeri-tjetrin.. aksioni kundër informalitetit nuk po ndal evazionin fiskal që bëhet prej bizneseve të shtetarëve të lartë e të mesëm në qendër e në rrethe. Janë 8200 shtetarë të çdo niveli drejtues qendror e lokal të cilët kanë 13 mijë biznese të mëdha e të mesme. Këto biznese ata i zhvillojnë duke mos paguar asnjë detyrim në shtet. Madje 70% e bizneseve të shtetarëve, nuk janë në asnjë “letër” të shtetit. Por veprojnë rregullisht e madje intensivisht aktivitetin jashtë çdo kontrolli, duke mos u kontrolluar nga asnjë institucion e shërbim ligj-zbatues dhe duke mos u prekur nga asnjë institucion ndëshkues. Sipas një informacioni nga zyrat e tatim-taksave, rezulton se 8200 shtetarët shqiptarë, me 13 mijë bizneset e tyre, nuk arkëtojnë në shtet 123 milion dollarë detyrime fiskale në vit. Ky është fakt i rëndë për një ekonomi si Shqipëria e cila e konsideron ngjarje edhe kur bota i jep 5 milionë euro, apo dollarë lëmoshë e borxhe! Gazeta “Telegraf”, në vijim të investigimit të saj, do të publikoj me pamje e fakte konkrete emra biznesesh të shtetarëve shqiptarë, nga kupola e shtetit e deri shtetarë të lartë në qarqe e rrethe, të cilët vazhdojnë të jenë zaptues sipërfaqesh dhe mos pagues detyrimesh fiskale ndaj shtetit, madje edhe duke mos u regjistruar si biznes, por duke punuar ilegalisht pa regjistrim në QKR, pa regjistrim në QKL, pa sigurime shoqërore e shëndetësore punonjësish, me paga punonjësish edhe nën nivelin pagës minimale zyrtare. Sipas informacioneve që disponon gazeta “Telegraf” këto biznese ilegale që nuk i paguajnë shtetit 123 milionë detyrime fiskale në vit, i disponojnë ministra, deputetë, diplomatë, prokurorë, gjyqtarë, kryeinspektorë shërbimesh publike, zëvendësministra, drejtor në ministri, prefektë, krye-bashkiakë, kryetarë këshilli qarqesh, doganierë, tatimorë, shefa policie etj. këta kanë në dorë zyrat e shtetit dhe nuk respektojnë shtetin. Askush nuk u ka trokitur në “qepenat” e biznesit gjatë këtyre 23 viteve. Askush nuk po u troket në “qepen” as në këto ditë aksioni kundër evazionit fiskal. Pse? Sepse ata vetë vulosin e vetë firmosin. Zbatimin e ligjit e kanë për popullin, për vete kanë anti-ligjin! 
Në OSHE paguajnë 730 mijë biznese, në tatime paguajnë 427 mijë, humbja 430 milionë dollarë në vit
Ka një skandal tjetër që flet për evazion fiskal në përmasa të mëdha. Sipas burimeve të gazetës “Telegraf”, rezulton një fakt që duhet zbardhur urgjent jo vetëm si vlerë financiare, por si përgjegjësi ligjore e administrative. OSHE në listat e saj që mbledh detyrimet e konsumit të energjisë ka 884 mijë abonentë biznesi, të cilëve u çon faturën mujore të harxhimit të energjisë dhe vlerën e pagesës së saj. Ndërsa Tatim-Taksat, në listat e tyre kanë të regjistruar vetëm 313 mijë biznese të cilëve u vjelin detyrimet fiskale që nga taksat e deri tek sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve. Çfarë tregon ky fakt? Tregon informalitetin i cili në vlerë financiare që nuk i shkon buxhetit të shtetit dhe sigurimeve shoqërore e shëndetësore të punonjësve, shkon në 410 milionë dollarë ne vit humbje! Këto shuma nuk paguhen nga bizneset e çdo niveli. Bëni llogariten dhe del vlera reale e humbjes në buxhet prej 300 mijë bizneseve që nuk janë në listat e detyrimeve, ose që lejohen të mos paguajnë, duke paguar nën dorë pagesa joshëse për inspektorët tatimor. Por nuk janë vetëm mos pagesat në tatime e sigurime shoqërore e shëndetësore. 
Ja “Kodi” që dënon informalitetin e bizneseve
1. Në rast se konstatohet që bizneset dhe personat janë të paregjistruar në QKR e në QKL, bëhet konfiskimi i mallit të përdorur për ushtrimin e veprimtarisë së paregjistruar.
2. Propozim, adresuar organeve kompetente për pezullimin e lejes/licencës/autorizimit të ushtrimit të veprimtarisë për një periudhë 6 mujore për rastet e ushtrimit të veprimtarisë në fushën e shërbimeve”, thuhet në projektligj. 
3. Bizneset që nuk deklarojnë punonjësit, apo ata që nuk lëshojnë kupton tatimor, do të përballen me gjoba më të larta. Kështu, sipas projektligjit të ri, në rast se nga Tatimet verifikohet se tatimpaguesi nuk deklaron çdo të punësuar pranë tij, ai dënohet me gjobë. 
4. Për biznesin e madh gjoba do të jenë 100 mijë lekë për çdo punonjës të padeklaruar, kurse për tatimpaguesit e tjerë do të jetë 50 mijë lekë për çdo punonjës. 
5. Në kontrollin e parë që zbulohen shkelje të detyrimeve, gjoba për biznesin e madh është 200 mijë lekë, ndërsa për tatimpaguesit e tjerë 100 mijë lekë. 
6. Në rast se kjo shkelje konstatohet për së dyti, biznesi i madh gjobitet në masën 300 mijë lekë, kurse të tjerët me 200 mijë lekë. 
7. Ndërkohë që në rast se kjo konstatohet edhe në kontrollin e tretë, biznesit i vendoset një gjobë në masën 500 mijë lekë, ose i mbyllet biznesi. 
8. Edhe për rastet kur tatimpaguesit mund të lëshojnë një kupon me vlerë të pashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara me ligj, parashikohet gjobë në masën 30 mijë lekë. 
9. Kompanitë e autorizuara të shitjes së kasave, të cilat nuk ofrojnë shërbimin sipas mënyrës së përcaktuar me ligj, gjobiten 50-100 mijë lekë. 
10. Në rast se këto subjekte shesin pajisje të subjekteve të paautorizuara, gjoba është 1 milionë lekë dhe sekuestrim të pajisjeve. 
11. Mos deklarimi i punonjësve, biznesi i madh gjobitet 100 mijë lekë për çdo punonjës të pa deklaruar
12. Tatimpaguesit e tjerë gjobiten 50 mijë lekë për çdo punonjës të padeklaruar 
13. Tatimpaguesi gjobitet 10 mijë lekë për çdo punonjës të pa deklaruar 
14. Kontrolli i parë, për tatimpaguesit të mëdhenj gjobitet 200 mijë lekë 
15. Për tatimpagues të tjerë, gjoba është 100 mijë lekë 
16. Kontrolli i dytë për tatim-paguesin e madh gjoba është 300 mijë lekë 
17. Tatimpaguesi i vogël 200 mijë lekë 
18. Kontrolli i tretë, për të gjithë tatimpaguesit gjobitet me 500 mijë lekë, ose me mbyllje e aktivitetit deri në 6 muaj 
19. Kur lëshohet kupon tatimor, që nuk ka elementet e shtypjes sipas ligjit , gjobitet 30 mijë lekë 
20. Shoqëritë e shitjes së kasave, që nuk zbatojnë detyrimet e përcaktuara me ligj për shërbimin 50-100 mijë lekë gjobë 
21. Kur këto shoqëri, shesin pajisje të subjekteve të tjera të paautorizuara gjobë 1 milionë lekë dhe sekuestrim të pajisjeve 
Sigal