Eksportuan 30 milionë uniforma anti-COVID, por biznesi i fasonerive pësoi 126.3 mln euro humbje

272
Sigal

Vetëm tre muajt e fundit nga Shqipëria drejt të vendeve të huaja janë eksportuar më shumë 6 milionë maska shumë përdorimshe si dhe 30 milionë uniforma një-përdorimshe anticovid.

Mbi 6 milionë maska janë eksportuar në tre muajt e fundit drejt shteteve të huaja, kjo për shkak se shumë shtete kanë vendosur mbajtjen e maskës me detyrim. Këto maska përdoren më shumë se një herë dhe sipas informacioneve nga biznesi fason të vetmet kontrata që ata kanë nënshkruar në një situatë të tillë, ku pandemia vijon janë për maska dhe për veshje 1 përdorimshe.

Shoqata ProEksport Albania ka pohuar në një prononcim televiziv se porositë për maska kanë pësuar rënie me rreth 10%, duke u shoqëruar edhe me ulje të çmimit për copë. Çmimi fason varion nga 0,20cent/€ deri në 0,45cent/€ për maskë. Nga ana tjetër ka rritje të kërkesës për veshje spitalore. Sipas tyre në vetëm 3 muajit e fundit ata kanë eksportuar drejt Evropës 30 milionë veshje njëpërdorimshme.

70% e këtij prodhimi shkon drejt Italisë, 15% drejt Gjermanisë, 3% në Francë dhe pjesa mbetur shkon në vende të tjera të Evropës. Ndërsa me Kosovën ProEksport thotë se ka pasur një frenim të çuditshëm tregtie. Për t’ju përshtatur kërkesave fabrikat kanë ndryshuar makineritë, e për pasojë ka pasur rritje me 20% të eksportit të veshjeve spitalore që përdoren nga bluzat e bardha.

Si një nga bizneset më të goditura nga pandemia COVID-19, fasoneritë kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria. Ministria e Financave pati deklaruar se do të ketë një garanci të tretë sovrane me fokus tek eksportuesit, por pas shumë muajsh humbje fasoneritë thonë se pa mbështetje ata e kanë të pamundur vijimin e aktivitetit të tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT nga janari në tetor ky sektor ka humbur 126.3 milionë euro si pasojë e pandemisë, dhe goditja më e madhe i është dhënë nga bashkëpunimi i fabrikave me Italinë.