Eksportet shqiptare, të varura nga fasonët dhe energjia elektrike

737
Ambientet e nje ndermarrjeje fasone ne kryeqytet.
Sigal

Eksportet e ekonomisë shqiptare janë të varura nga sektori i fasonerisë, i cili është përgjegjës për prodhimin e tekstileve dhe këpucëve me material porositësi nga jashtë. Institutit i Statistikave ka bërë publike të dhënat ku tregohet se ky është grupi që jep kontributin kryesor në strukturën e eksporteve shqiptare, që prej vitit 2015 e në vijim. Për 2018-n, INSTAT, ka konstatuar se nga totali i eksporteve shqiptare prej 310 miliardë lekësh, 123.7 miliardë janë eksportet e tekstileve dhe këpucëve. Grupi i dytë me më shumë peshë në eksporte është “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, pasuar nga “Materiale ndërtimi dhe metale” Një strukturë e tillë eksportesh është problematike, pasi në rastin e fasonëve mbetet e varur nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe kontrata që partnerët e huaj do t’iu bëjnë prodhuesve shqiptarë. Ndërkaq, problematik është edhe grupi i dytë, për shkak të varësisë së prodhimit të energjisë elektrike dhe kushtet atmosferike.