Ekonomia nuk është prekur nga virusi, por nga vendimet e qeverisë / Flet eksperti i njohur

303
Sigal

Eksperti i Ekonomisë Dritan Shano ka komentuar situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi në kohën e pandemisë.

Shano në një prononcim televiziv është shprehur se Shqipëria sot problemin e vetëm për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet nuk e ka nga koronavirusi, por nga vendimet që ka marrë qeveria.

“Shqipëria sot ka një grumbull të madh njerëzish që rrojnë akoma në çadra dhe një tjetër problematikë është ajo e pandemisë mjekësore dhe jo mjekësore. Buxheti i 2021 duhet të reflektonte këto problematika të mëdha. Ekonomia nuk është prekur nga virusi por nga vendimet e qeverisë, që duhet që paratë duhet ti dërgonte për rimëkëmbjen ekonomike. Ne kemi një numër të madh sipërmarrjesh që janë prekur nga kjo gjë por dua që qeveria para se të miratojë buxhetin e 2021 duhet të ulet dhe të komunikojë duke treguar se çfarë tregojnë në të vërtetë bizneset. Janë disa ministra e ministre që duhet të japin një përgjigje në lidhje me këtë gjendje në të cilën ne ndodhemi.Por duket se ne kemi një kuvend që në vend që të merreshim me hallet e njerëzve ne blinim qeleshe dhe lojëra mos u nxeh për ministrin e Diasporës. Nuk po shikoj që buxheti i 2021 po përpiqet që të ndërtohet në bazë të ndihmës për bizneset”, është shprehur Shano.