Ekonomia italiane fillon rimëkëmbjen, por ka ende shumë sfida

932
Treguesit dhe parashikimet janë në rritje për ekonominë italiane, që ka njohur një recesion të ashpër në vitet 2012 dhe 2013, por sfidat vazhdojnë të jenë të shumta, me rrezikun që zgjedhjet legjislative të 4 marsit ta dobësojnë.
Ekonomia e tretë e eurozonës regjistroi vitin e kaluar rritjen më të fortë të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në shtatë vite, +1,4%.
Megjithatë, PBB-ja mbetet ende nën rritjen me 5,7%, niveli i vitit 2008, para krizës.
Ndërsa në çështje të rritjes ekonomike, gadishulli është larg nivelit të 2,5% të eurozonës për vitin e kaluar, shkruan atsh.
“Nëse produktet ‘Made in Italy’ janë lider në shumë sektorë, si moda apo mobiljet e kuzhinës, kjo nuk është falë politikës”, shprehet Alessandro Iliprandi, drejtor i përgjithshëm i Bonaudo, një sipërmarrje e specializuar në përpunimin e lëkurës, sektor ky që Italia realizon 65% të prodhimit europian.
Sigal