Drejtoria e tatimeve, 200 vende të lira pune . Ja pozicionet e kërkuara

2494
????????????????????????????????????????????????????????
Sigal

FMN: DPT ka nevojë për autonomi të burimeve njerëzore

Tatimet, 200 vende vakante, rrezikohet performanca e institucionit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nevojë për autonomi më të madhe për t’i mundësuar asaj që të përshtatë strukturën e nevojshme organizative për t’iu përgjigjur nevojave operacionale. Misioni teknik i FMN-së referoi së fundmi se DPT ka shumë vende të lira të lira për menaxherët dhe punonjësit kryesorë. Aktualisht ka rreth 200 vende të lira, duke përfshirë pozicionin e Zëvendësdrejtorit në selinë qendrore. Posti i lirë i zëvendësdrejtorit ka detyrimin të monitorojë 17 raportime të drejtpërdrejta ku përfshihen zyrat rajonale. Opsionet për të rritur autonominë e DPT-së për rekrutimin e stafit po studiohen nga Departamenti i Administratës Publike. Kjo ngarkesë pune sipas Fondit po krijon një praktikë joeficentë, pasi Drejtoria e Përgjithshme duhet të përqendrohet në rezultate finale dhe jo të shpërqendrohet nga çështjet operative të përditshme. Ekspertët e FMN-së vlerësojnë se vonesat e zgjatura në plotësimin e këtyre pozicioneve do të ndikojnë negativisht në performancën operacionale dhe ritmin e reformës. Gjithashtu Fondi ka evidentuar se duhet më shumë kujdes në përzgjedhjen e një kontraktori të ri për menaxhimin e sistemit IT. Ofruesi aktual ofron module thelbësore për funksionimin e një sistemi modern të taksash. Mirëpo kontrata e tanishme e IT-së skadon në prill 2019. Nga ana tjetër Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit ka marrë përsipër përgjegjësinë për hartimin e termave të referencës dhe menaxhimin e procesit të prokurimit për një kontratë zëvendësuese. AKSHI po propozon të prokurojë, përmes një procesi tenderimi, një kontraktor të ri me çmim fiks. Kjo kontrata e re shërben për sigurimin e mirëmbajtjen e dy software dhe hardware. Ndryshimet e softuerit akomodojnë ndryshimet legjislative dhe çdo nevojë zhvillimore të kërkuar nga DPT. Por Misioni i FMN-së shprehu shqetësime dhe rekomandoi që menaxhimi i kontratës së IT të bëhet nga tatimet për shkak se ky është institucioni që zhvillon strategjitë e teknologjisë në vijim./Monitor