DPT publikon listën e pajisjeve fiskale të certifikuara në përputhje me projektin e fiskalizimit

232
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në kuadër të informimit të tatimpaguesve lidhur me certifikimin e kompanive IT si dhe vijimin e përdorimit të pajisjeve fiskale ekzistuese, në kuadër të ligjit “PËR FATURËN DHE SISTEMIN E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT” ka bërë publike listën e versioneve të pajisjeve fiskale të cilat janë certifikuar tashmë në përputhje me projektin e fiskalizimit.

DPT fton të gjithë tatimpaguesit që të bëjnë verifikimet përkatëse me listën e publikuar për llojin e tyre të pajisjes Fiskale dhe gjithashtu njofton se Administrata Tatimore për çdo informacion apo paqartësi lidhur me procesin e Fiskalizimit mund të drejtoheni në çdo moment në platformën Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al.

Pajisjet e certifikuara mund ti gjeni duke klikuar këtu!