DOGANAT, NDRYSHON STRUKTURA DHE PAGAT

2648
Ndryshon struktura dhe pagat, ja pagesat në dogana
Qeveria ka miratuar në fillim të janarit organigramën e re për drejtorinë e përgjithshme dhe degët e rretheve. Lista e plotë për 1.100 punonjësit dhe ndarja sipas kategorive
Qeveria ka ndryshuar strukturën dhe pagat e punonjësve të administratës doganave. Me dy vendime të posaçme në fillim të janarit është miratuar organigramën e re për drejtorinë e përgjithshme dhe degët e rretheve. Organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është 1.102 punonjës, të shpërndarë në nivel qendror dhe vendor. Në bazë të vendimeve, drejtori i Përgjithshëm i Doganave është kreu dhe struktura më e lartë e administratës doganore shqiptare, që siguron administrimin e efektshëm të saj dhe drejton, bashkërendon e mbikëqyr veprimtarinë e administratës doganore dhe i raporton drejtpërdrejt ministrit përgjegjës për financat për ecurinë e punës. Aty përcaktohet se nëpunës të kategorisë A janë këshilltarë, drejtor drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe kryetarët e degëve Doganore në Tiranë, Durrës, Kukës, Kakavijë, Fier, Shkodër dhe Rinas.
Sigal