Dështimi me doganat/ Qeveria nuk do të rinovojë kontratën me Crown Agents

803
Crown Agents, kompania britanike që asiston sistemin doganor shqiptar, nuk do të ketë një shtyrje apo një rinovim të kontratës aktuale që ka me Qeverinë shqiptare. Përkundrejt prishjes së kontratës apo respektimit të saj deri në fund, që përkon me fundin e vitit 2015 fillimin e 2016, duket se Ministria e Financave ka vendosur respektimin e kontratës, por jo të klauzolës së përcaktuar në nenin 9 të saj, e cila linte një hapësirë prej 12 muajsh për rinovimin e kontratës.

“Kjo marrëveshje lidhet për një afat 24-mujor (viti i dhe viti II), me të drejtë rinovimi edhe 12 muaj të tjerë (viti III), sipas përcaktimeve të nenit 2.3 të kontratës. Vendimi për rinovimin ose përfundimin e zbatimit të marrëveshjes merret nga Këshilli i Ministrave”, thuhet në pikën 9 të marrëveshjes.
Sigal