Dështimi i Bankës së Shqipërisë/ Reagon biznesi: Kapitullimin institucional të Bankës Qendrore do ta kishin zili edhe fondacionet piramidale

969
Sigal

Bankën  e Shqipërisë do ta kishin zili edhe “fondacionet e firmave piramidale”

 

Banka e Shqipërisë po përjeton dështimin institucional më të rëndë që nga koha e krijimit të saj dhe rolin  më negativ në këtë dështim padyshim që e ka edhe Guvernatori i saj Gent Sejko të cilin do ta kishte zili edhe ‘Fondacioni Sude dhe Xhaferi” në lidhje me zhvleftësimin e tejskajshëm të Euros kundrejt Lekut. Përgjegjësia e tij është e shumëfishtë dhe shumëdimensionale po të kemi parasysh edhe mandatin antikushtetues që ai mban si plotësues i vazhdimësisë së mandatit të lënë përgjysëm nga ish-guvernatori paraardhës. Ndoshta “qokat” ndaj qeverisë dhe njerëzve të tjerë pranë tyre, për ta mbajtur në këtë post, po hedhin në erë financat e vendit, çka u paralajmërua ditë më parë edhe nga Banka Austriake dhe ato të kontrollit Europian e Botëror. Gjithsesi këto janë tema të cilat do bëhen prezente sapo të përfundojë investigimi i Telegraf  me ekspertët dhe njohësit e sistemit bankar. Mungesa e plotë e analizës institucionale së shkaqeve, pasojave në ekonomi, mosveprimet dhe/ose politikat e gabuara të Bankës së Shqipërisë në problematikat e zhvleftësimit të thellë të Euro-s, në mjaft raste cënojnë pavarësinë e siguruar me ligj të institucionit, duke ndihmuar ekzekutivin dhe/ose grupe të caktuara importuesish dhe operatorësh të tregut, në kundërshtim me interesin publik në afatgjatë. Ja reagimi i plotë i Gjergj Buxhukut, Administrator i Përgjithshëm  i Konfindustrisë, i cili  shpreh shqetësimin e biznesit dhe konsumatorëve në lidhje me situatën dhe “kapitullimin” e Bankës së Shqipërisë për lekun shqiptar.

Konfindustria : Dështimi  institucional i Bankës së Shqipërisë

Konfindustria shpreh shqetësimin për rolin e dështuar institucional në vazhdimësi të Bankës së Shqipërisë në zhvleftësimin e tejskashëm të Euro-s kundrejt Lek-ut, me pasoja të rënda në afatgjatë për zhvillimin e ekonominë kombëtare dhe para së gjithash prodhimit dhe industrive vendore. Mungesa e plotë e analizës institucionale së shkaqeve, pasojave në ekonomi, mosveprimet dhe/ose politikat e gabuara të Bankës së Shqipërisë në problematikat e zhvleftësimit të thellë të Euro-s, në mjaft raste cënojnë pavarësinë e siguruar me ligj të institucionit, duke ndihmuar ekzekutivin dhe/ose grupe të caktuara importuesish dhe operatorësh të tregut, në kundërshtim me interesin publik në afatgjatë. Rasti i fillimit të politikës së “de-euroizimit” të ekonomisë, që përkoi pikërisht në kulmin e zhvleftësimit të monedhës europiane ndaj Lek-ut, është shembull i qartë i paaftësisë dhe deri subjektivizmit të Bankës së Shqipërisë. Pasojat e mbivlerësimit të Lek-ut kundrejt monedhës europiane godasin drejtpërdrejt fuqinë konkuruese të vendit për investime prodhuese, ndihmojnë hapur lobet importuese në dëm të prodhimeve të markes “ Made in Albania”, prekin ndjeshëm deri në falimentim kompanitë shqiptare, që prodhojnë për eksport dhe tregun vendor, zhveftësojnë ashpër kursimet dhe mbijetesën e një mase dërrmuese të qytetarëve me burim të ardhurat nga emigracioni. Në një afat kohor 3 vjecar Euro është zhvleftësuar me mbi 13% të vlerës së saj kundrejt Lek-ut. Gjatë muajit gusht 2019 Euro ka arritur nivelin më të ulët historik të vlerës së saj kundrejt Lek-ut në 12 vitet e fundit. Gjatë gjithë kësaj kohe, megjithë kërkesat në vazhdimësi të bizneseve vendore të prekura rëndë, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor kanë qenë krejtësisht të paqarta dhe me ndikim tepër afatshkurtër, duke marrë më shumë pamjen e spekullimeve për përfitime të aktorëve të ndryshëm, sesa të një politike të mirëmenduar dhe afatgjatë në interes të ekonomisë kombëtare. Konfindustria vlerëson, se dështimi i plotë i institucionit më të lartë ligjor përgjegjës për politikat monetare, vë në pikpyetje të plotë vetë një nga arsyet kryesore të krijimit dhe ekzistencës së Bankës së Shqipërisë, që mbahet në thelb me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nëse, Banka e Shqipërisë është e paaftë të plotësojë detyrat e saj të përcaktuara në ligj, sic janë politikat monetare për të shmangur spekullimet dhe ndihmuar ekonominë kombëtare, atëhere është koha për të riparë në themel gjithë legjislacionin në fuqi, përfshi edhe vlerësimin e mundësisë së zëvendësimit të Lek-ut nga Euro si mjet pagese në ekonomi.